Tabaku thirrja bizneseve: Protestoni! U mbytët në gjoba

Saturday, 09 February 2019 11:01

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka realizuar një takim nga afër me bizneset në rrugën e Kavajës dhe gjithashtu në tregun çam.

Përmes një postimi t% gjatë në Facebook ajo ka vënë theksin se shqetësimet e tyre kryesore ishin taksat e larta, gjobat dhe rënien e shitjeve. Për këtë arsye ajo i ftoi të bëhen pjesë e protestës së opozitës.

STATUSI I PLOTE

 

Ndërsa vizitoja bizneset pranë rrugës së Kavajës dhe në zonën e “tregut çam” dëgjoja përherë të njëjtin shqetësim “Nuk ka njerëz, nuk ka xhiro, nuk ka shitje”. Të dëgjosh këtë shqetësim edhe në një nga zonat më të populluara dhe frekuentuara në qytet dhe të jetë refreni i mungesës “xhiros” së ngjashëm si tek shitësit e fruta perimeve ashtu edhe tek tregtarët e veshjeve është shqetësuese.

Qytetarët prej vitesh janë në kllapinë e frikshme të mos shpenzimeve, të uljes së kursimeve dhe rritjes së çmimeve ndërsa pagat bien. E vetmja rrugë që mund t’i japë hov kësaj sjellje është ajo e uljes së taksave dhe tatimeve ashtu që qytetarët të kenë më shumë për të shpenzuar më shumë. Alarmi që po kumbon gjithnjë e më fortë nga qytetarët dhe shitësit nuk po dëgjohet aspak nga një qeveri e mbyllur në dhomën e koncesioneve, ajo mendon të rrisë taksat për t’i mbytur shqiptarët me to ndërsa gjen në buxhetin e shtetit edhe gramën e fundit për ta koncesionuar.

Në 16 shkurt sipërmarrësit që janë të mbytur nga dhuna e vazhdueshme e taksidarëve, taksat e larta të qeverisë e që përditë shohin se si të ardhurat e tyre bien janë të ftuar në protestë. Për të gjithë ishte dhe është e patoletuershme që miliona euro të shpenzohen për koncesione ndërsa biznesi taksohet dhe mbyllet.

Duhet të luftojmë së bashku për të ndërtuar një qeverisje që është në funksion të qytetarëve, që siguron dhe garanton tregun e lirë dhe mirëqenien. Data 16 shkurt është preludi i kësaj qeverie, dita në të cilën bizneset e mbytura në lista borxhesh dhe gjoba tatimorësh duhet të bashkohen në protestën kundër monopoleve, taksave të larta dhe oligarkisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...