Kryeministër për burrat dhe oligarkët/ Aleanca e grave deputete thumbon Ramën…

Saturday, 09 February 2019 16:24

Një kryeministër për burrat dhe oligarkët. Shqiptarët tashmë e dinë se Edi Rama nuk i honeps dot gratë e madje i dhunon ato edhe publikisht.

Kështu shprehet Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Dhurata Çupi, e cila reagoi ndaj gjuhës degraduese të Edi Ramës kundër deputetes Albana Vokshi.

Çupi në një postim në rrjetet sociale shkruan se “nëse kryeministri është mësuar t’ia pranojnë gratë që e rrethojnë, kjo nuk ndodh me koleget deputete, të cilat bëjnë detyrën e tyre”.

Reagimi i Dhurata Çupit

Një kryeministër për burrat dhe oligarkët. Shqiptarët tashmë e dinë se Edi Rama nuk i honeps dot gratë e madje i dhunon ato edhe publikisht.

Shqiptarët e njohin Edi Ramën përmes talljeve që iu adreson burrave në pseudotakimet me qytetarët të cilët i shpotit në marrëdhëniet familjare dhe specifikisht gratë.

Ky kryeministër nuk ka të ndalur në sjelljen e tij harbute, dhe këtë u përpoq të bëjë edhe me kolegen tonè, deputeten Albana Vokshi.

Kjo është një sjellje krejtësisht e padenjë për një kryeministër por për Ramën me sa duket është normalitet.

Nëse kryeministri është mësuar tia lejojnë e tia pranojnë gratë që e rrethojnë , kjo nuk mund të tolerohet nga ato zonja gra që bëjnë detyrën e tyre por që nuk i shkojnë pas avazit.

Zoti Rama e di që deputetja Albana Vokshi të ka prishur qetësinë me denoncimet e keqqeverisjes tënde por reagimi yt në atë mënyrë është tregues i zënies ngushtë me fakte dhe detyrohesh të bësh sjellje të tillë.

dhurata-cupi-1140x570.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...