Basha, biznesit vlonjat: Platforma antimafia dhe 5 prioritet e PD për zhvillimin ekonomik

Hënë, 11 February 2019 14:56

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e biznesit në Vlorë.

Ai ka prezantuar platformën e PD për ekonominë dhe zhvillimin e biznesit.

Fjala e plotë

Nuk kam ardhur këtu të bëj fushatë elektorale. Natyrisht turi që po bëj nëpër Shqipëri është për protestën e 16 shkurtit, por bashkëbisedimi me ju po e bëj në një kuadër shumë të më të thellë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për gjendjen ekonomike në Shqipëri. Të gjithë indikatorët kritike janë në rënie.

Anketa më e fundit e Bankës së Shqipërisë tregon besimin e konsumatorit, besimin e biznesit me rënien pikiatë për 4-5 tremujorë. Kreditimi i biznesit, sipas të njëjtit buletin, është në rënie, klima e biznesit nëpërkeqësim, sipas edhe vetë Forumit Ekonomik Botëror. Vendi ynë, në raport me vendet e tjera të rajonit, nuk po flas më gjerë, përsa i përket pëlqyeshmërisëështë i fundit, na ka kaluar edhe Kosova, edhe Bosnjë Hercegovina.

Analiza jonë që na çon në një paketë masash, në njëshock për ta rizgjuar ekonominë nga gjendja e komës ku është dhe pastaj për të ecur përpara, pra, analiza tregonse 3 janë faktorët kryesorë pse kemi ardhur në këtë pikë:

Mungesa e politikave ekonomike. Këtu kemi përfaqësim të botës së biznesit, jo vetëm të mbështetësve tëPD, dhe ju ftoj të më thoni një politikëekonomike, një politikë që nxit punësimin, një politikë që nxit  investimete huaja. Ka mungesë totale të vizionit për vendin dhe ky është shkaku i parë.

Një politikë tmerrësisht e gabuar fiskaleështë shkaku I dytë. Rritja e taksave 15 %, kur të tjerët e ulin, kur Maqedonia dhe Mali i Zi i çuan në 9 %, ngarkimi ikomoditeteve mbi të cilat funksionon ekonomia me taksa dhe tarifa të paimagjinueshme. Nafta më eshtrenjta nëEuropë, energjia që prodhohet këtu, 99% nga shiu me koston më të ulët, prapë më e shtrenjta në rajon, për të mos vazhduar me taksat e fshehta. Një biznesi i shkojnëmesatarisht  100 ditë në vit vetëm inspektorët. Do të bëjë biznes apo do të merret me inspektorët?!

Korrupsioni,plagë e tranzicionit, nuk nisi me këtë qeveri, por që ka arritur në nivele të paimagjinueshme. As më skeptiku ndër ne nuk do ta kishte imagjinuar këtë shkallë korrupsioni, që merr forma të tilla si afera e Unazës, me 20 milionëeuro 1 kilometër. Dhe pastaj ndahet në 3 pjesë që të përjashtohen garuesit e huaj dhe, prapë një bashkim kompanish me një garues të huaj dhe ca shqiptarë, fiton në një rrugëekzistuese që siç e dini përfundoi në 1 kilometër 20 milionë euro. Dhe pastaj zbulohet se kanëfalsifikuar firmën e Sekretarit tëShtetit tëDelaëare. Pasi ndodh e gjitha kjo, që edhe nëNigeri do të kishte shkuar njëministër në burg, këta i trajtojnë si gjëra normale, si gjëra qëndodhin.  Është dhe rasti tjetër i fitimit të 4.5 mln eurove për 8 orë me një transaksion tëKESH-it. Shembuj të tillë ka pa fund. 

Çfarëpropozojmë ne?

Ne kemi një vizion mbi të cilin do të bazojmë politikat tona ekonomike. Ky vizion përbëhet nga 3 shtylla kryesore:

Çlirimi i tregut nga monopolet, oligarkia dhe korrupsioni

Njëpolitikë fiskale, e cila do të nxisë prodhimin dhe punësimin si objektivi ynënumër një. 

Orientimi nga prioritete ekonomisë shqiptare.

Shkurtimisht.

Për të parën kemi propozuar platformën tonëantimafia për oligarkinë. Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e PartisëDemokratike dhe tani në paradhomat e PS, tëvijë dhe të marrëtendera nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti, pas asgjë fare. 5 individëdhe koorporatat e tyre kanë lidhur sot duart e buxhetit të shtetit me 2.9 miliardë euro PPP, që nuk e dimëçfarë vlere do t’i sjellin ekonomisë. Të gjitha këto kontrata do tëanulohen dhe çdo cent publik, që janë paratë tuaja, që kanë ndërruar duar, do të rikthehet tek arka e shtetit.

Ne do t’u japim fund këtyre praktikave. Nuk do të ketë propozime tëpakërkuara, nuk do të ketë kompani fantazëm, që krijohendy ditë para tenderit, nuk do të ketëtendera me konkurencëfallco ku futet një bedel në të tre lotet dhe pastaj zeron ofertën, që të dalë oferta më e lartë që të marrë 40 milionë euro për 2km për tendera si ai i unazës me 40 milionë euro, qëjanë paratë e shqiptarëve. Platforma antimafia do të godasë këtë element të përparuar të korrupsionit, por ne besojmë se platforma fiksale e taksës sësheshtë 9%, thjeshtimit tësistemit fiskal, po kështu, do të ndihmojnë shumë në reduktimin e korrupsionit, duke reduktuar mundësitë për korrupsion.

Çlirimi nga korrupsioni, po kështu do të fokusohet tek çështja e inspektorateve që, siç ju thashë, sipas vetë anketave tëINSTAT-it dhe Bankës sëShqipërisë u konsumojnësot bizneseve deri 100 ditë më vit, 1/3 e vitit duke u marrë me inspektoriatet. Për biznesin e vogël kjo dotë thotë eliminimi i pranisë sëinspektorëve pas fiksimit tëpullës fiskale. Për bizneset e mëdha kjo do të thotë njëmaksimum prej 5 ditësh në vit në bazën e analizësnë vlerësimit të riskut, siç përdoret ne Europë, siç përdoret nëSHBA, sic përdoret në Maqedoni dhe Kosovë.

Kthehem tek shtylla e dytë-paketa fiskale.

Biznesi nën 140 milionëlekë të vjetra do të futet në fashën e biznesit të vogël dhe do të hiqet nga TVSH. Askushnuk përfiton, as biznesi i madh. Nën 140 milionë lekë të vjetra, biznesi i vogël do të tatohet me 0.5 % të xhiros vjetore. Shlyerja e këtij detyrimi do të njihet përmes pullës fiskale dhe i gjithë detyrimido t’i shkojë pushtetit vendor, i cili nuk do të ketë të drejtë të vendosë asnjë taksë tjetër përveç kësaj tek binesi i vogël. Kjo të paktën do të mundohet të ndalë arrestin kardiak ku ndodhet biznesi i vogël.Sot po mbyllën 50 biznese në ditë, sipas QKR. Minimumi janë 50 vende pune që mbyllen në ditë. Sepse  biznesi është në gjendje të arrestitkardiak, sepse i kanë rritur taksat, se ka 100 taksa tëfshehura, gjoba, tarifa të pushtetit vendor. 0.5% e xhiros vjetore, pulla fiskale dhe kjo pullë do të jetë edhe ndalim kalimi për inspektorët tatimorë.

Për biznesin e madh taksa 9%, taksëe sheshtë, kemi pasur taksën 10%, i thonim taksë e sheshtë, por nuk ishte taksë e sheshtë,sepse taksat për kontributet shoqërorenuk u prekën. Kësaj radhë kjo do të prekë edhe taksën për kontributin shoqëror. Do të jetë 9+9. 9 për punëdhënësin, 9 për punëmarrësin, 9 % edhe taksa e fitimit të korporatës.

Ndërsa për dy komoditetet bazë do të kemi këto përqasje:

Uljen me 300 lekë tëçmimit të karburantit, eliminimin e taksës “Rama” mbi karburantin, që siç e dini është shtimi në dy këste i taksës së qarkullimit dhe çmimin e energjisë do ta trajtojmë me tre fasho, 20% ulje për biznesin evogël, 30-40 % ulje për biznesin prodhues dhe fasha e tretë do të jetë për konsumatorët.

Prioritet tona që janë edhe tëShqipërisë, nuk është se i shpikëm:

Në mënyrë absolute turizmi, potenciali më i madh, i cili pritet që në nivel global të dyfishohet. Imagjino çfarë do të thotë kjopër një perlë tëMesdheut, siçështëVlora. Mundësi e jashtëzakonshme edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Do ta kthejmëtallava apo do tëpërfitojmë nga turistët më të kamur. Nëse po, si? Infrastruktura, çmimi i naftës, energjisë, që janë bazike, elementare, pa këto është e kotë të fluturojmë e tëëndërrojmë. Do ta bëjmë këtë duke ndërtuar fshatra turistike, duke gërmuar siç pashë andej nga Bregu, kur u ktheva nga Gjirokastra, çdo cep tëBregut nga një klient të qeverisë apo një plan me të vërtetë të konsoliduar, i cili tëçojë në një rezultat që ky vend të ketë pjesën që i takon nga turizmi cilësor europian, si shtyllë kurrizore të rritjes ekonomike. Çfarë e nxori Greqinë nga kriza? 90% turizmi, 10% peshkimi.

Së dyti energjetika. 30% e energjisë qëkonsumojmëçdo ditë vjen nga investimet private nëenergjetikë. Është shfrytëzuar vetëm 50%e potencialit. Vetëm me Devollin janë hapur 9 mijë vende pune.Investimet nëenergjetikë duhet të vazhdojnë, natyrisht në harmoni me prioritetin numër 1 qëështë turizmi dhe mjedisi. Turizëm pa mjedis nuk mund të ketë.

Teknologjia e informacionit. Nevoja për programues nëEuropë përllogaritet tërritet në miliona njerëz. Vetëm në Gjermani 2 milionënjerëz përgjatë dekadës sëardhshme. Një programues sot në Tiranë e fillon punën me 800 euro, brenda 2 muajve 1200 euro, po të jetë i aftë brenda vitit merr 2 mijë euro. 3 herë më pak se në Bratislavë, 6 herë mëpakse nëBerlin, por jeton me njëpagë mbi mesataren italiane në Tiranë, por nuk ka më. Janë 4-5 kompanikryesore që i kanë thithur të gjithë dhe nuk ka më programues. Kemi 12 universitete publike që i mbajmë me serum gjallë, se janë në gjendje kome, sepse lekët shkojnë për koncesione, kur mund të kishin marrë trajnuesit më të mirë, të kishim marrë 3-4 kompanitë mëdominante të tregut dhe sot të kishim 10 mijë-20 mijë të rinj të trajnuar dhe prapëështë një shkretëtirë që i thith si pikat e ujit. Miliona vende pune me paga të garantuara të niveliteuropian-fusha të teknologjisë së informacionit, fusha e inovacionit.

Bujqësia dhe agroturizmi. Totalisht e pashfrytëzuar. Edhe kjo, parë në perspektivëglobale veçanërisht në fusha si ajo e vajit të ullirit, prodhimittë verës, kur marrin dimensionetbio edhe më tëçmuara në tregun europian dhe në tregje të tjera. Të gjithë po vrapojnë paskëtij tregu, vetëm shqiptarët jo, me disa përjashtime tërralla për bimët medicinale, erëzave, të tjerët nuk po përfitojmë sepse ne jemi i vetmi vend në Europë qe nuk subvencionojmë bujqësinë, nuk subvensionon agrobiznesin.

Dhe fusha e pestë prioritet-logjistika. Jemi si një kuti shpërndarëse. Na ka dhënë Zoti në zemër të Mesdheut, nëqendër të Ballkanit. E nisëm me një plan kombëtar transporti, me Rrugën e Kombit, tani i kanë vënë traun. Në vend që ta bëjnë me të lirë koston e transportit, po si ta bëjnë më të shtrenjtë. Nuk mjafton 300 lekëshi për litër karburant, por i vëmë edhe traun. Ne nuk kemi as port të thellësisë së madhe, rrimë e kënaqemi mekrunde, kur ne mund të jemi porti kryesor deri më Budapest. Ju duket si ëndërr, se ndoshta kështu ju dukej dhe heqja e vizave deri para 2010. Nuk është ëndërr. Duhen bërë disa detyra dhe unë flas me kompetencë të plotë si ish Ministër i Transportit. Kam jetuar në një vend që është kutia shpërndarëse e Gjermanisë së Veriut, në Holandë. Logjistika e Gjermanisë. Ka qenë shtylla kryesore e ekonomisëhollandeze, natyrisht, janëdiversifikuar tani, janë prodhuesi numër 1 apo 2 i zarzavateve në botë, por logjistika është shumë e rëndësishme. Të mbajë meme logjistikë, të paktën Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën. Këto tëtreja ne duhet t’i dominojmë. Porti i Vlorës, shkretëtirë, Porti i Durrësit, 1/3 e kapaciteteve.

Këto janë 5 prioritetet sipas vizionit tonë. Asgjë nuk është e shkruar në gur. Kjo tavolinë dhe shumë të tjera si kjo kanë këtë qëllim, ta ndajmë këtë vizion me ju, ta pasurojmë me ju dhe të keni nesër një qeveri që nuk ju vë shkelmon më fyt, por ju shtrin dorën.

Jemi një parti që jemi pro sipërmarrjes, jo thjesht dhe vetëm pse jemi pro sipërmarrjes, por sepse objektivi ynë numër një është punësimi dhe nuk ka punësues tjetër përveç sipërmarrjes. Sa më shumë vende pune do të jeni në gjendje të krijoni, aq më mirë do t’ju mbajmë. Ky është objektivi ynë, ky është vizioni i Partisë Demokratike dhe qendrës së djathtë me mbështetjen edhe të aleatëve tanëeuropianë për të nesërmen e ekonomisë shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...