Ruçi njofton për konferencë urgjente. Çfarë do të ndodhë me seancën e nesërme?

E mërkurë, 20 February 2019 15:41

Burimeve zyrtare të Kuvendit kanë njoftuar sot se kryetari Gramoz Ruçi, do të japë një deklaratë urgjente për mediat ditën e sotme në orën 17:00, në kryesinë e Kuvendit.

Kjo lëvizje e Ruçit vjen një ditë para protestës, që pritet të mbajë opozita para Parlamentit dhe paralajmërimeve kërcënuese të policisë së shtetit, se nuk do ta kursejë as dhunë dhe as përdorimin e gazit ditën e nesërme.

Tashmë është zyrtare se opozita e bashkuar ka thirrur popullin për një protestojë të madhe, paralelisht me punimet e seancës së Kuvendit, pikërisht në 10:00, kur edhe çelen punimet e kësaj seance, që parashikohet të jetë teje e nxehtë.

Pikërisht në këtë situatë me anë të një njoftimi zyrtar në faqen online, ndryshe nga herët e tjera, Kuvendi njofton se nesër mbahet seanca e radhës, por publikon vetëm rendin e ditës dhe jo orarin e nisjes dhe të diskutimeve.

Sipas të njëjtave burime që njoftojnë daljen e pazakontë të Ruçit sot pasdite përpara gazetarëve, nuk përjashtohet  mundësia e shtyrjes së seancës së Kuvendit për një ditë tjetër pas dyshimeve dhe panikut, se nesër para Parlamentit mund të ketë përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë apo Gardës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...