Demokraci me gaz helmues

E mërkurë, 20 February 2019 18:53

Shqiptarët sot janë vënë me shpatulla pas murit. Ndonëse formalisht jemi në demokraci, ajo çfarë realisht jetojnë qytetarët është diktaturë.  Qeverisja e vendit nuk është aspak e përkushtuar për të përmirësuar qeverisjen, por vetëm e vetëm grabitur ata në çdo vendim që merr (tendera, PPP)!.

E jo vetëm që i vjedh çdo ditë me tenderët në administratë, e konfirmuar kjo dhe zyrtarisht nga institucionet kushtetuese të vendit siç është KLSH, por po jo vjedhin votën si të drejtën më elementare me të cilën ata mund ta rrëzojnë kastën sunduese, por i janë turrur dhe pasurive të këtij vendi. Shqiptarët e thënë troç jetojnë në një demokraci me gaz helmues.
Rilindja në pushtet si garante e oligarkisë dhe krimit të organizuar po i dhunon hapur qytetarët e madje as kur guxojnë të ngrënë kokë siç bënë më 16 shkurt, e do të ngrihen sërish nesër po i helmon dhe de fakto (me gaz helmues të Sandrit), vetëm e vetëm që të mos iu ik pushteti.
Rama, kreu i organizatës Rilindjes prej vitit 2013 që kur erdhi në pushtet më të gjithë qelbësirat ka qenë në shërbim të tyre 24 orë, e në mënyrë edhe më pasiononte pas marrjes së tepsisë vetëm fal mbështetjes së krimit për blerjen e votave përmes metodave të terrorit. Kjo është e vërtetuar tashmë edhe nga përgjime zyrtare të këtij shteti edhe pse të rrënuar dhe ndodhen në dosjen 339, nga ku mësohet se zbardhja e plotë e këtyre përgjimeve ka çudira që veç në vende të botës së tretë mund të ndodhin.  Shqiptarët sot përballen me papunësinë, varfërinë që është ulur këmbëkryq në vatrat e tyre.  Kjo është e theksuar për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë e cila në gjen dot punë, e shtresave të ndryshme të popullsisë nga punëtori i ndërtimit tek studenti që diplomohet por nuk ka ku të nis punë.
Rilindja prej vitit 2015 nuk ka ngritur paga dhe pensione dhe as dhënë shpërblime për punonjësit e administratës, pensionistëve dhe shtresave ne nevojë. Krimi është ngritur në institucion dhe kontrollon gjithçka duke e vënë shtetin në funksion të vet! Arsimi është rrënuar totalisht dhe kjo detyroi mijëra e mijëra studentë të ngrihen fuqishëm në protesta. Qytetari ndihet i pasigurt në shtëpinë e vet pasi banda në pushtet vjen ta prish shtëpinë kur dëshiron, ose kur ia kërkon oligarkia siç ishte rasti Unazës së Re.
Shqiptarët gjenden të kërcënuar nga banda në pushtet si minatorët, si naftëtarët,  por dhe fermerët që nuk po gjejnë fare mbështetje.  Kjo është një demokraci asfiksuese që dita ditës po iu kushton shumë shqiptarëve, ndaj ata kanë vendosur të ngrihen fuqishëm, si në vitet 90, e madhe dhe më fortë për të rrezuar një orë e më parë këtë qeverisje e cila siç po shihet po i helmon përfundimisht shqiptarët, po iua vret të ardhmen, pasi të tashme nuk kanë. Ndaj pjesëmarrja e jashtëzakonshme në protestën e opozitës më 16 shkurt, e cila pritet në të tilla përmasa dhe nesër, është veç reagimi ndaj urrejtjes që shqiptarët kanë ndaj bandës në pushtet, po kërkojnë të shpëtojnë që të mos helmohen realisht. Janë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, e mundësuar kjo nga Rilindja, e siç duket pjesa tjetër gjendur në të njëjtat kushte ka vendosur ti dal zot vetes dhe vendit. Shqiptarët nuk mund të jetojnë në një Demokraci me gaz helmues!

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 18:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...