VIDEO/ A ka përgjime të reja për Edi Ramën? Tregon Sali Berisha

Premte, 08 Mars 2019 10:23

Dje në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, që transmetohet në Almakos, i ftuar është ish – lideri historik i PD-së, Sali Berisha, me këtë rast ai ekskluzivisht për këtë emision shpalos fakte të pathëna më parë për protestat në Tiranë, po edhe për politikën shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë.

Pse ndodhin protestat në Tiranë? A ka përgjime të reja për Edi Ramën? Si e sheh zgjidhjen e krizës së thellë politike? A do i bind opozita edhe ndërkombëtarët në pohimet e saj? A ka favorizuar në mënyrë direkte Sali Berisha në kohë dhe momente të caktuara politikanë shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë? “Qytetari digjital” a e informon Sali Berishën edhe për krimin dhe korrupsionin e politikanëve në Maqedoni dhe Kosovë?A ka patur ndonjë ndikim Sali Berisha kur ndodhën përplasjet e PPD-së me PDSH-në? Cilin politikan e sheh më të afërt në Kosovë? Sa bën shteti shqiptar për diasporën?

Për këto dhe shumë të tjera flet ekskluzivisht për emisionin “Target” në #Almakos, ish – presidenti dhe ish – kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Ndryshe, Tirana aktualisht po e përjeton një krizë të thellë politike. Opozita në krye me PD-në e Lulzim Bashës ka djegur mandatet e deputetëve dhe po realizon protesta të shpeshta me anë të cilave po kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.Ndërkohë, Qeveria e Edi Ramës thotë se këto janë protesta politike dhe jo të popullit, pasi sipas tyre gjendja sociale dhe ekononime është stabile.

Për këtë shkak ekipi i emisionit “Target” nga Emad Mehmeti, që transmetohet në Almakos po qëndron në Tiranë, ku pritet të realizohen disa intervista ekskluzive me politikanë shumë të rëndësishëm të pozitës dhe opozitës, po ashtu edhe me analistë, për të vetmin qëllim që pasqyrimi i situatës në Tiranë të jetë sa më i qartë për ju.

Por nuk jemi ndalur vetëm për krizën në Tiranë, me akterët e rëndësishëm politikë dhe analistët do të flasime dhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Në ditët në vazhdim do i ndiqni këto intervista, edhe pse “Target” transmetohet çdo të hënë në Almakos nga ora 19:00, këtë radhë do kemi intervista më të shpeshta gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, sepse dinamika e ngjarjeve në Tiranë dikton një tempo të tillë./Almakos

Ndiqeni intervstën e plotë më poshtë:

Modifikuar më Premte, 08 Mars 2019 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...