30 gra përmbaruese ‘për ujë të ftohtë’ Ramën: Ministrat e tu përleshen me përmbarimin si tigra!

Premte, 08 Mars 2019 11:07

Në ditën e 8 Marsit, 30 gra përmbaruese dhe pjestare të Dhomës Kombëtare kanë zgjedhur një formë tejet të vecantë për të protestuar. Përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit të vendit, ato kanë shpalosur të gjitha sfidat dhe vështirësitë që duhet të hasin cdo ditë jo vetëm si femra por edhe si profesioniste në këtë vend. Të punosh si përmbaruese dhe të jesh femër është një ndër kombinimet më të vështira.

Në këtë letër ato i kanë treguar kryeministrit se si vendimet e gjykatave që vendit nuk merren për bazë, anashkalohen dhe injorohen në mnëyrë arbitrare duke e bërë të pamundur ekzekutimin e vendimeve. Por, për femrat që punojnë në këtë profesion vështirësitë i bëjnë të përballen edhe me arrogancën e pushtetit ku shumë prej drejtorëve dhe ministrave refuzojnë të pranojnë vendimet duke kërcënuar dhe shantazhuar punonjëset.

Gratë ndër të tjera i kujtojnë Ramës edhe largimin e ministrit të Financave Arben Ahmetaj i cili kundërshtoi tarifat e përmbarimit.

“Ju besojmë e dini që në 4 vitet e fundit ne si përmbaruese vetëm “luftojmë” me ministrat e kabinetit tuaj qeveritar nëpër gjykata. Dy palë gjyqe në 4 vite qeveri dhe përmbarim bashkë. E vetmja marrëdhënie me anëtarët e qeverisë suaj ka qenë salla e Gjykatës Administrative të Apelit.

E për ta përmbyllur ato sjellin në vëmendje edhe një ministër të larguar rishtazi nga Rama, i cili me arrogancë u përlesh me përmbaruesit si tigër i vërtetë për tarifat e përmbarimit, derisa iku me nderin e atij që çoi porosinë e bankave në vend. Duke mos lënë mënjanë edhe Ministren e Drejtësisë, e cila gjithashtu sot feston 8 marsin por nuk i ka dëgjuar ansjëhere ankesat dhe vërejtjet e grave që punojnë në këtë profesion.

Më poshtë letra e plotë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!