Tabloja sinoptike me rusë, panik i lepurit të korrupsionit që i ka hyrë lepuri në bark

E mërkurë, 13 Mars 2019 15:38

Nga Ilir Nikolla

Rama ka nisur këto kohë të shqiptojë lart e poshtë një “tablo sinoptike” për Shqipërinë, të mbushur plot me armiq të jashtëm, që po gjejnë përkrahje tek faktorë të brendshëm. Papritur dhe në mënyrë përfundimtare, sapo opozita shqiptare i hoqi prizën fasadës së demokracisë në parlament, kryeministri e ka zbuluar veten se është ulur në një poltronë argjili dhe po përpiqet ta mballosë pushtetin me “rrezikun rus” dhe armiqtë e brendshëm të pushtetit të tij.

Është me të vërtetë një situatë shterpë në zyrat e propagandës së Edi Ramës, pasi edhe skemat e diktatorit komunist nuk po përpiqen t’i vënë në zbatim në mënyrë kreative. Si në vitet ’80, si tani, Edi Rama mendon se akuzat e tij për rusë që i duan të keqen, do jenë po aq efektive sa “rreziku anglo-amerikan” i Enver Hoxhës. Në vitin 1990, u pa qartë se si populli shqiptar ishte 100 përqind properëndimor dhe i tillë mbetet edhe pas 30 vitesh, që e majta shqiptare ka injektuar në pushtetet e veta, herë dashurinë për korrupsionin, herë emulacionin për kriminelët e gjithëherë laksizmin për veset e çdo lloji. Bash kjo trashëgimi, e cila ka gjetur vatër tek frymëzimet e bolshevizmit dhe eurokomunizmit, po riaktualizohet, por këtë herë në versionin e karikaturës. Enveristi është perëndimori që akuzon kundërshtarët se po e rrëzuan nga pushteti, janë armiq që s’ja duan të mirën dhe bëjnë duva-në e rusit.

Sa qesharake kur kjo propagandë demode bëhet në shkallë industriale, në media ndërkombëtare. E nisi tek Raiuno, e vijoi tek “Libero” dhe i këputi një shpëlarje ndërkombëtare edhe sot me kryeministrin Zaev, teksa tha se ai e Zaevi ishin perëndimorët dhe të tjerët ishin vegla të Rusisë. Deklarimet për armiq të jashtëm janë në vetvete një shantazh për ndërkombëtarët, që të ndalin zbardhjen e themeleve të regjimit autokratik të Tiranës, për hir të stabilitetit të vendit.

Në fakt, destabilizimit i duhet kënduar nga një elode ditë për ditë, sepse vetëm prishja e “status-quo”-së do ta ndihmonte Perëndimin ta shihte Shqipërinë si një viktimë të një autokrati lindor, që me metodat ruse të opozitës së blerë, blerjes së mediave dhe oligarkisë së gjithëkundgjindshme, po kërkon të luajë dashnorin e rremë të Perëndimit. Përrallat me rusë në botën shqiptare s’i ha njeri dhe do të ishte fatkeqësi nëse në lojën me buratinë që i këndojnë kësaj kënge të gënjeshtërt të jetë detyruar të përzihet edhe Shërbimi Kombëtar. Kjo do të fliste për mungesën flagrante të autonomisë që do të duhej të gëzonte SHISH në punën e tij, veçanërisht sa u përket temave të “armiqve të jashtëm”. Ato janë çështje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, jo pjesë e agjendës politike të një komisioni njëpartiak parlamentar.

Ky shpërdorim i mbramë duhet lexuar si një dëshpërim i lartë. Kancelaritë perëndimore e dinë se ku fle lepuri, dhe ai është një lepur obez nga korrupsioni, që sa më shpejt duhet të ekspozohet para gjuetarëve. Do të ishte shumë mirë që protestuesit e 16 marsit t’i kishin shumë të mprehura shqisat për të evidentuar të parët ku janë lepujt obezë që janë majmur me paratë e shqiptarëve dhe bërtasin “rusi, rusi” me urdhër të Ariut rus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...