Veliaj u tall me festën, kryeqytetasit festojnë në Tiranë edhe pa organizimet e Lalit

E Enjte, 14 Mars 2019 14:06

Qytetarët në Tiranë kanë festuar Ditën e Verës edhe pse aktivitetet për të janë shtyrë më 17 mars. Shëtitja me familjarët ka qenë aktiviteti që shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të bëjnë në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as shitjet e veroreve apo ballokumeve.

Edhe pse Bashkia e Tiranës shtyu festimet e Ditës së Verës në 17 mars për shkak të kushteve atmosferike, qytetarët zgjodhën të festojnë në mënyrën e tyre. Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, Parku Rinia dhe zona e Liqenit Artificial ishin disa prej destinacioneve të vizituara prej tyre.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Edhe këtë 14 mars, qytetarët bënë blerjet e tyre për ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa të tjerë kanë përgatitur në shtëpi edhe gatime të tjera.

Rreth 50 aktivitete pritet të zhvillohen në kuadër të ditës së verës të dielën e 17 marsit nga Bashkia e Tiranës.

Festimet do të nisin që prej orës 9.00 të mëngjesit, ku do të përfshihen lojëra për fëmijët, koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme për të gjithë qytetarët në kryeqytet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...