Pas djegies së mandateve shtohet pjesmarrja e shqiptarëve në protestat e opozitës, 16 marsi e faktoi

Saturday, 16 Mars 2019 16:59

16 marsi do të mbahet mend si protesta më e madhe e zhvilluar në historinë e Shqipërisë kundër qeverisjes së tij. Edi Rama u tall me mbështetjen e kauzës së opozitës, por shqiptarët treguan sot se kryeministri në ikje është vetëm.
Dhjetëra-mijëra shqiptarë të mbledhur sot ë Tiranë i treguan jo vetëm Ramës por edhe botës se ata nuk e duan më këtë qeveri të cilës i kanë plasur në duar skandali i marrjes së pushtetit duke blerë votat.
Pjesëmarrja është fitorja e parë e protestës. Sot ka më shumë protestues se në çdo miting tjetër
Protesta e opozitës ka arritur fitoren e parë që në nisje të tij. Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj.
Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në protestë duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Sheshi Nënë Tereza, zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.
Pjesëmarrja masive më shimë edhe se me 16 shkurt është fitorja e parë e opozitës dhe ky është mesazhi kryesor i Protestës. Kjo është prova që konfirmon se mbështetja qytetare për opozitën është rritur pas djegies se mandateve!/ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 16 Mars 2019 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...