Deklarata e fortë në Bruksel: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese përfiton vetëm Rama

Tuesday, 19 Mars 2019 11:17

Në seancën e djeshme dëgjimore në Bruksel, Komisioni për Punët e Jashtme të BE, për avancimin e detyrave të vendeve që aspirojnë anëtarësim, mes të tjerëve foli edhe President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio.

Duke komentuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, ai lëshoi një deklaratë të fortë e cila vërteton edhe akuzat e opzitës këtu në vendin tonë për kapjen e sistemit të drejtësisë nga qevria Rama.

Buquiçhio e tha troç, se nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri përfiton vetëm qeveria.

'Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit', deklaroi përpara Komisionit për Punët e Jashtme të BE-së, kreu i Venecias.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...