Rama i vetmi kryeministër ilegal në botë

E mërkurë, 20 Mars 2019 20:48

Shqiptarët nuk kanë më një kryeministër dhe një qeveri me agjendë të përcaktuar. Lëvizjet e Ramës që pas lënies së mandateve nga opozita, po bëhen në mënyrë ilegale. Kjo për faktin se në çdo qytet që ai po shkon, shqiptarët e zemëruar nga keqqeverisja e kanë vrarë frikën.
Tashmë kryeministri e ka frikë popullin që qeveris.
Kryeministri ilegal nën panikun e protestës qytetare, anulon agjendat e takimeve. Para se të niset në një qytet mediat pranë tij raportojnë se do të jetë në Shkodër dhe të nesërmen ai shfaqet në Durrës.
Kjo është një taktikë që Rama, i njohur edhe si frikacak, ka zgjedhur për të mos u përballur me qytetarë të mërzitur nga çmimet e larta, taksat e larta, rrogat e ulëta, mungesa e ushqimeve për të mbyllur ditën, mungesa e sigurisë, mungesa e shpresës.
Frika e tij shtohet kur opozita dhe shqiptarët caktojnë protestën e radhës. Në atë ditë ai nuk do të jetë në Tiranë. Zgjedh të largohet me qindra kilometra larg marshimeve popullore. E ka bërë në 16 shkurt, e ka bërë edhe ën 16 mars.
Duket qartë se Rama po fshihet, të vetmit që nuk po fshihen në këtë situatë janë bandat e tij që bëjnë karshillik dhe gjejnë kurajë të vrasin e të trafikojnë drogë.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 20:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...