Media gjermane reportazh për banorët e "Unazës" në fund ngre pyetjen: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri...

Saturday, 23 Mars 2019 19:22

Situata politike në vendin tonë mesa duket nuk ka shqetësuar vetëm median italiane, por edhe atë gjermane.

Kanë qenë gazetarët e ZDF-së ata që kanë ardhur në Tiranë për të parë gjendjen nga afër dhe për të marrë të dhënat e fundit.

Pas mbledhjes së gjithë informacionit, gazetarët kanë realizuar një kronikë të plotë duke nisur që nga çështja e Unazës së Re, ku mijëra shqiptarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vendim zgjerimit të autostradës.

“Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”,- thuhet në kronikën e televizionit gjerman.
Problemin e sqarojnë edhe vetë banorët, të cilët thonë se nuk e dinë ku do shkojnë.

“Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua.

“Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”,- thotë një tjetër banor.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.

Pjesë e kronikës sigurisht që do ishte edhe përgjimi i bërë publik në media ku zbulohet sesi anëtarë të qeverisë kanë blerë vota në zgjedhjet e fundit duke përdorur pjesëtarë të bandave mafioze.

“Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet”,- thuhet në njëra nga bisedat e përgjuara.

Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

E nisur nga këto përgjime, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, e gjuajnë edhe me vezë në Parlament.

Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.

“Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.

ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...