"Veliaj i ka bërë hesapet pa Tahirin"

Tuesday, 26 Mars 2019 17:44
Nga Fatmir Guda
 
Pas një kalvari të gjatë hamendësimesh Edi Rama i vuri vulën Erjon Veliajt si kandidat për bashkinë e Tiranës. Edhe pse rikonfirmimi i lali Erit indirekt ishte një rrezik i madh për kryeministrin, pasi vijimi i tij në detyrë do ta fuqizonte atë edhe më politikisht e financiarisht duket se ka qënë një zgjedhje e sforcuar në kushtet ku ndodhet kreu i "rilindjes" pas tatëpjetës që i ka marrë situata prej krizës së thellë politike në vend. Me pak fjalë, gjithë seancat stërvitore që ndërmori këto muajt e fundit në promovimin e Olgerta Manastirlliut, Edi Rama i shumëzoi me zero. Ministrja aktuale e shëndetsisë nuk përflitej thjesht si njeri i afërt politik i Saimir Tahirit, ish-ministrit të brëndshëm të shkarkuar pas akuzave për kanabizimin e vëndit, por edhe si e besuara e kryeministrit për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, pas daljes duarsh të Erjon Veliajt, i cili në padurimin e vet për t'ju afruar ambicjeve si pasardhës i Edi Ramës me shumë kujdes po minon gjithë territorin politik ku qëndron tepsia e pushtetit. Mjafton të kujtojmë ngutjen e daljes publike në mbështetje të Veliajt që bëri Fatmir Xhafaj, vetëm pak ditë pas dorëheqjes së tij të sforcuar nga ministri i brëndshëm si pasuesi i Sajmir Tahirit dhe e kupton se sa në rrezik ndihej rikandidimi i kryebashkiakut aktual për një mandat të dytë. Pjesë e këtij presioni të shprehur ndaj Edi Ramës u përfol edhe një dorë e fshehur e Veliajt në protestat e studentëve nëpërmjet grupimit të Arlind Qorrit e njohur si "Lëvizja për Universitetin", pasuese politike e G99. Jo pak herë Rama e sulmoi nominalisht Qorrin gjatë periudhës kur përballej nëpër debatet publike mediatike me kërkesat e studentëve, duke lënë të kuptohet se ishte shumë i qartë se nga po i vinin goditjet, pavarsisht se në asnjë rast ai nuk artikuloi emrin e lali Erit edhe duke mos dashur ta tejfaktorizonte atë. Le të mos lëmë pa përmendur dhe teoritë konspirative, sipas të cilave Veliaj është folur të jetë projektuar nga Xhorxh Soros, si pasues i Edi Ramës me pëlqimin edhe të këtij të fundit. Por si një dalës fjale i çertifikuar, kryeministri edhe pse nuk ka më interes t'i qëndrojë një marrveshje të mundshme me filantropin Soros si promovuesi, mbështetësi, sponsorizuesi dhe financuesi kryesor i tij sidomos në arenën ndërkombëtare duket i kapur mat nga të gjitha krahët, përderisa e ka quajtur të humbur këtë betejë rradhe, por jo luftën me Veliajn. Sepse është pikërisht momenti kur ai rrezikon t'i ketë të gjithë kundër, ndërsa nuk ka më të sigurt as "timonin", të cilin ndjen se po e humb dita-ditës. Pra në një logjikë të ftohtë, kur Edi Rama e di se zgjedhjet lokale kanë zero shans të zhvillohen pa opozitën dhe mundësia e mbajtjes së tyre do të jetë njëkohshëm me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka zgjedhur me lezet ta heqë përkohësisht Veliajn nga fronti i kundërshtarëve të tij për ta kthyer në aleat kundër opozitës së bashkuar. Nga ana tjetër megjithë triumfin e pafshehur të Erjon Veliajt në këtë përballje ndaj shefit të vet, kurrsesi nuk mund të lihet mënjanë mllefi apo shtrëngimi i dhëmbëve nga brënda skutave të "rilindjes" i Sajmir Tahirit ish-kreut të socialistëve të Tiranës, i cili jo vetëm e ka patur objektiv të tijin të qënët si njeriu më i rëndësishëm në PS pas Edi Ramës, por edhe e ka të qartë se pas çdo sulmi dekonspirues në akuzat që opozita dhe prokuroria artikulon ndaj tij qëndron pikërisht kreu i bashkisë së Tiranës. Trashë-trashë Veliaj mund t'i ketë bërë hesapet e tij me hanxhiun, që në rastin konkrret është Edi Rama, por ama nuk i ka bërë mirë ato me Tahirin, një nga argatët e hanit, i cili pavarsisht pozitave të tij me drejtësinë, duhet thënë, se zotëron një mbështetje goxha të konsiderueshme në bazën socialiste të kryeqytetit, me vënien në përdorim të të cilëve do t'i rezervonin në mënyrë spektakolare surpriza të pakëndshme rezultatit të zgjedhjeve lokale në Tiranë. Referuar unitetit shumë të përfolur ndër të majtë, çdokush edhe mund ta quajë të mbyllur kapakun e tenxheres ku gatuhet gjella e rradhës së "rilindjes", por në fakt vlimi i inateve dhe hesapeve të vjetra, ku luhen interesa dhe afera me shifra maramendëse është në prag të një shpërthimi aq të fortë, saqë përtej rrëzimit të një mazhorance duket të ketë një bollëk viktimash për togat e zeza të drejtësisë së "re".
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...