"Ikja e Ramës, hapi i parë i zgjidhjes së krizës". Lubonja: Ja ç’duhet të bëjnë shqiptarë

Hënë, 15 Prill 2019 17:38

Ikja e Edi Ramës është hapi i parë i zgjidhjes së krizës. Kjo është një krizë shumë e thellë, një krizë që ka të bëjë me raportin mes forcave politike, por përtej kësaj është kriza e asaj që një pakicë ka kapur shtetin dhe grabit pronën publike të shumicës, pasuritë e shqiptarëve.

Kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja për News 24, ku theksoi se pas largimit të Ramës, hapi i dytë është krijimi i një qeverie teknike.


Ky është një produkt shtëpiak kundër prostatitis!

Kjo është ajo që do të vrasë prostatitis tuaj!

“Por ky është një hap që kërkon debat, lidhur me atë se çfarë mandate do të ketë kjo qeveri, kush do e përbëjë këtë qeveri. Është shumë trishtuese që pas 30 vitesh të dëgjosh sërisht thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në fakt për mendimin tim thirrja që duhet të përdoret është “Shteti jemi Ne”, ashtu sikundër ndodh në Malin e Zi dhe Serbi.

Është trishtuese kur shteti përfaqësohet nga një grusht banditësh që janë pakicë, dhe vjedhin shumicën.

Ndaj them që shqiptarët duhet të dalin dhe të thërrasin “Shteti jemi Ne”, pasi kjo klasë politike e meriton një gjë të tillë.

Pa opozitën nuk mund të ketë zgjidhje, por zgjidhja nuk është që karrigen e Edi Ramës ta zëvendësojmë me Lulzim Bashën.

Edi Rama ka projektin që të ketë në fushë vetëm një bandë, sikundër e kërkoi të gjithë pushtetin në dorën e vet, duke thënë se dua tepsinë. Nëse kjo luftë do të bëhet ashtu siç ndodh në Shqipëri mes bandave dhe ai që fiton merr pushtetin, atëherë më mirë do të ishte që të kishte disa banda që të kishin pushtetin, sesa pushteti të ishte në dorën e vetëm një bande, sikundër është projekti i Ramës”, tha analisti.

Ndërkohë deklaratën e Edi Palokës, nënkryetar i PD-së, i cili tha se do të largohej nga politika nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, Lubonja e cilësoi si një bast të tij me veten. Megjithatë Lubonja shtoi se hap ii parë për zgjidhjen e krizës është largimi i Ramës

Lidhur me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për këtë situatë, Lubonja theksoi se Europa është kujtuar vonë për Shqipërinë.

“Problemet tona nuk mund t’i zgjidhim vetëm ne, ndryshimet për mirë ose për keq në Shqipëri në shumicën e rasteve kanë ardhur më së shumti së jashtmi sesa së brendshmi”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...