Sulmi ndaj Rektorit Koni, flet ish-deputetja e Ramës: Pjesë e planit okult të rilindjes

Hënë, 15 Prill 2019 17:57

Pas një pause, pas përçarjes me Blushin që çoi në përjashtimin e saj si kryetare e LIBRA-s, ish-deputetja e PS-së Mimoza Hafizi, tashmë pedagoge në Universitetin e Tiranës, është rishfaqur sërish për publikun me një reagim për pezullimin e rektorit Mynyr Koni.

Me anë të një postimi në Facebook, Hafizi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi pretendon se pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës ka ardhur si shkak i përplasjeve me kryeministrin, i cili e ka paralajmëruar hapur në takimet me studentët.

Ish-deputetja kërkon të dijë arsyet e shkarkimit sepse sipas saj ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur asnjë dokument të plotë e të qartë me argumentet e këtij vendimi në Ministrinë e Arsimit.

Reagimi i plotë i Hafizit:

Kryeministri kërcënon prej muajsh rektorin e Universitetit të Tiranës, kurse sot ministrja e arsimit e paska pezulluar. Jam njëra nga pedagoget e këtij universiteti. Kam një histori të gjatë betejash për të mbrojtur vlerat e tij, si brenda mjedisit akademik e shkencor, ashtu edhe në politikë e në parlament.

Po kërkoj në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një dokument të plotë e të qartë me arsyet dhe argumentet e këtij vendimi.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë? Nuk po i gjej askund.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës meritojnë ta kenë këtë transparencë. Qeveria është e detyruar ta bëjë. Përndryshe, unë do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës. Plan i përpiluar nëpër rrjeshtat ogurzeza të kapitullit XII të Ligjit aktual për Arsimin e Lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...