Mbreti i Kaosit

E Enjte, 18 Prill 2019 10:48

Nga Erl Kodra

Kolapsi shoqëror është shembja e një shoqërie komplekse njerëzore. Një shpërbërje e tillë mund të jetë relativisht e papritur, si në rastin e qytetërimit Maya, ose gradual, si në rastin e rënies së Perandorisë Romake.

Kjo është ajo që dimë nga historia. Por ajo që ne nuk e dimë, ose që nuk po arrijmë të kuptojmë, është prag-kaosi ku gjendet krejt shoqëria shqiptare. Edhe disa hapa mbeten; në një atmosferë të ngarkuar me padrejtësi të thella shoqërore dhe dhunë sistemike. Në mungesë të çfarëdo garancie kushtetuese, ditën kur Parlamenti Shqiptar dha shpirtë, opozita shqiptare ndërmori një lloj akti heroik të pashembullt në historinë politike botërore. Përkufizimin i asaj çfarë ndodhi askush nuk po e analizon, për më tepër, Kryeministri shqiptar; njeriu që ka dominuar jetën politike, ekonomike dhe sociale këto 20 vitet e fundit, shton dhunën verbale dhe shtypjen shoqërore, duke e kthyer diskursin e drejtimit të shtetit në një boshllëk të frikshëm institucional. Mbetet vetëm të presim se çfarë do të shpikë tjetër mendia e tij diabolike, fjala vjen emertime të tilla si "opozita e re", me të cilin është pagëzuar një dyzinë individësh të marrë peng nëpërmjet kërcënimeve me jetën e familjarëve ose blerjes me pare në dorë.

Diçka e përmasave të paimagjinueshme po ndodhë ndërkohë. Injoranca represive nuk njeh një cak moral dhe ligjor, ndërsa Ministri enverist Sandër Lleshaj, një lloj Himleri i vocërr flokëbardhë, mpreh gjuhën plot helm në formën e gazit, ndërsa shembë përdhe shtëpi shqiptarësh dhe kërcënon nominalisht popullin armik. Është i njëjti individ që para disa vitesh na u servir si një figurë konsesuale për President nga gjeniu i letrave Ismail Kadare.

Akti i opozitës shqiptare nuk është diçka që mund të përkufizohet si një lëvizje politike e zakonshme. Mandatet e përfaqësimit politik, në kohën kur ato kishin humbur arsyen e ekzistencës, u zhvlerësuan krejtësisht përgjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Shikoni me vëmendje se çfarë pamje tragjike ka marrë krejt shteti shqiptar;

Edi Rama gjendet gjithandej, në çdo zyrë dhe institucion publik. Jo me politika qeverisëse, jo me programe, por me urdhëra nominal të drejtëpërdrejtë. I rrethuar nga një bandë e stërmadhe çakejsh politik që kërcënojnë dhe kafshojnë shqiptarët. Çdo kush që ka një pikë dinjiteti dhe guximi për të kundërshtuar atë, Edi Rama i hidhet në grykë, me sulm frontal me të gjitha mjetet. Ai nuk pyet nëse sulmi i tij drejtohet kundër studentëve të universitetit, profesorëve, Akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar dhe aktorëve, mjekëve të spitalit universitar apo minatorëve. Ai nuk heziton të përdorë gjuhë fyese dhe denigruse, posaçërisht raciste dhe të rrezikshme për bashkëjetesën qytetare. Ai vjedh ditën për diell, hapur, egërsisht dhe brutalisht. Edi Rama nuk ndalon agresionin kundër kundërsharëve; domethënë të atyre që ai i konsideron armiqtë e tij personal. Për Edi Ramën opozita shqiptare është diçka e keqe, që duhet eleminuar me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo formë.

Shikoni me vëmendje ushtrinë mediatike të Edi Ramës. Një infrasrukturë gjigande mercenarësh, ndër më të sofistikuarat që ka parë ndonjëherë Ballkani dhe Europa. Vampirët televizivë hanë të gjallë çdo zë kundër Edi Ramës, në hapësirën e bollshme që televizonet dhe supergazetarët u rezervojnë çdo natë. Analistë dhe gazetarë me haluçinacione gjenetike, ca qenie të pështira dhe groteske, të zezën e bëjnë të bardhe dhe djallin e kthejnë në ëngjëll. Emra kam përmendur boll, ndaj sonte nuk do t'ua ngacmoj neverinë tuaj.

Prag-kaosi po afrohet. Ai është vetëm dy muaj larg, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalë yryshin. Domethënë, nuk ndalon para asgjëje; ndërsa herët në mëngjes me lehtësinë më të pabesueshme shembë 7 shtëpi shqiptarësh, në mesditë, një komando e armatosur rëndë, për të pestën herë, kryen një operacion spektakolar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Miliona euro fluturojnë. Tre ditë më vonë gjenerali Sandër Lleshi përmbytë protestën e qindra mijëra shqiptarëve me gaz; e pas kësaj, triumfalisht, me një gjuhë enveriste kërcënon egërsisht popullin armik.

Duket qartë se Edi Rama kërkon të shpërfaqë forcën e tij, ndërsa viktimave të pamundura u heq çdo mundësi komunikimi. Qellimi është strategjik dhe i mirëmenduar; të tregojë forcë dhe qëndrueshmëri para përplasjes finale. Banorët e Bregut të Lumit janë Viktimat e Paranojës para konfrontimit; një lloj prove gjenerale kur kaosi të përfshijë vendin.

Opozita shqiptare vazhdon të rritet vrullshëm, ndërsa ruan qetësinë olimpike. Vendi është mbarsur me lëndë lehtësisht të djegshme, një lloj alkimie e ngjashme me shpërthimin atomik. Opozita është e ndërgjegjshme se nëse bëhet mbrojtësja fizike e breglumasve, ky mund të jetë fillimi i fundit. Vetpërmbajtja e saj nuk është dobësi, Duket qartë se Lulzim Basha po i jep shanset e fundit paqes sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...