Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu

E Enjte, 18 Prill 2019 12:58

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me kërkesë të këtij të fundit.

Presidenti Meta pasi e përgëzoi kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të kësaj bashkësie fetare,  vlerësoi rolin e shquar të Komunitetit Mysliman, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare në vend me ato shtetërore në të gjitha fushat, që nga arsimi, shëndetësia, solidariteti shoqëror me më të pamundurit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu u theksua roli i jashtëzakonshëm i bashkësive fetare, në veçanti të KMSH, për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që  dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njerëzish.

Presidenti Meta vuri në dukje domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave Bashkësive Fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...