Liria e Medias, VOA dhe BIRN godasin serish Ramën, vlerësojnë Metën

Premte, 19 Prill 2019 09:22

Organizata Reporterë pa Kufi publikoi raportin e vet vjetor të enjten, në të cilin, Shqipëria ka humbur shtatë vende si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë sulmet e kryeministrit Rama, i cili reagoi duke premtuar se do të miratonte një ligj anti-shpifje, ndërsa pretendoi se situata është krahasimisht më mirë se sa gjashtë vjet më parë.

Organizata ndërkombëtare Reporterë pa Kufi publikoi indeksin e saj të lirisë së medias nëpër botë, ku vërehet se Shqipëria humbi shtatë vende gjatë vitit të kaluar në rang global ndërsa mënjanoi fyerjet, sharjet dhe procedimet ligjore ndaj gazetarëve si shkaktarë të rënies. Deklarata e RSF u konsiderua si një “këmbanë alarmi” nga Presidenti Ilir Meta, si dhe nga Partia Demokratike në opozitë ndërsa Rama vijoi të këmbëngulë se do të miratojë një “paketë anti-shpifje”, vijoi të etiketojë median “llum kazani” ndërsa mohoi akuzat për shantazhim të medias.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar mbërritën në një nivel të paprecedent gjatë vitit 2018,” shkruhet në raportin e RSF.

“Gazetarët ishin pre e fyerjeve, kërcënimeve me vdekje, proceseve ligjore të dizenjuara për t’i frikësuar dhe ndaluar nga hetimi i korrupsionit. Politikanët, udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si plehra dhe prodhues lajmesh të paqena,” vijon më tej raporti.

Rama, i cili kritikohet me emër si burim presioni ndaj gazetarëve, u përgjigj me një status në Tëitter duke mohuar akuzat.

“Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar,” deklaroi ai.

Ndryshe nga Rama, Presidenti Ilir Meta e cilësoi raportin “këmbanë alarmi”.

“Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve,” deklaroi Meta.

Ish-deputetja Albana Vokshi komentoi raportin e RFS-së për Partinë Demokratike.

“Parimi i Ramës është që atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione e licenca, e shantazhon, e fyen, e përçmon dhe e padit në gjyq,” deklaroi Vokshi.

Rama u shfaq i pashqetësuar për raportin në Kuvendin e Shqipërisë ku vijoi të sulmojë median dhe përsëriti premtimin për të miratuar një “paketë antishpifje”.

Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, deklaroi ai, pa dhënë shpjegime se për çfarë ligji bëhet fjalë.

Qeveria e tij hodhi për diskutim publik dy projektligje dhjetorin e kaluar, të cilat u kritikuan nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si potencialisht antikushtetuese dhe si mjete cenzure kundër medias.

Katër organizata ndërkombëtare, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kërkuan qeverisë të tërheqë projektligjet, ndërsa shtatë organizata shqiptare i konsideruan projektligjet “regjim policor” dhe “hap i madh pas në demokraci”. BIRN

Modifikuar më Premte, 19 Prill 2019 09:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...