"Protestat vazhdojnë, aksioni opozitar do përshkallëzohet"

Premte, 19 Prill 2019 17:24

Strategjia e opozitës më protesta do të vazhdojë. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

Vokshi: Do të vazhdojë strategjia e protestave. Nuk do ndalen protestat e PD, madje do ketë një aksion opozitar të përshkallëzuar. Është ngritur një grup pune në PD dhe të opozitës së bashkuar. Me anë të vendimit që u mor dje, kryetari i PD dhe sekretari i përgjithshëm janë ngarkuar për të negociuar me aleatët në mënyrë që të bisedohet edhe për aksionin opozitar. Do të ketë protesta, por edhe shpallje të alternativës së PD.

Edhe njëherë ajo përsëriti qëndrimin se PD nuk do të hyjë në zgjedhje pa u garantuar standardi për votë të lirë.

Vokshi: Të gjithë e kanë mbështetur vendimin për të mos hyrë në zgjedhje pa u garantuar një minimum standardesh për votë të lirë dhe të ndershme. Nuk ka asnjë negocim për aq kohë sa Rama është kryeministër. Duhet të ikë Rama që të mund të ulemi në tavolinë për të biseduar. Të gjithë janë dakord për vendimin që është marrë dje. Kërkohet qeveri tranzitore, garantimi i standardeve. Nuk ka asnjë hap prapa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...