Klajda Gjosha shprehet e bindur: Do të ketë qeveri tranzitore!

Hënë, 29 Prill 2019 15:25

Ish-ministrja e Integrimit, Kladja Gjosha, ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ku foli për zhvillimet politike në vend si dhe për Samitin e Berlinit, i cili ka mbledhur sot përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor nën kujdesin special të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Ajo tha se Franca është më kërkues ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi se vendit tonë i duhet një orë e më parë një analizë e detajuar mbi fenomenin e azilkërkuesve.

“Në Samitin e Berlinit kemi shtetin e Francës, e cili është më kërkues. Sot Shqipërisë i duhet një raport i dytë, ku duhet të flasim me fakte konkrete për azilin dhe a ka rënë numri i atyre që e kërkojnë. Se a është bërë një analizë e detajuar se pse largohen shqiptarët”, tha ajo.

Gjithashtu ish-deputetja tha se në qershor nuk do të këtë zgjedhje. Sipas Gjoshës, nëse kryeministri Edi Rama vendosë të futet në zgjedhje, atëherë ky veprim do të ishte vetëvrasje për të dhe për Partinë Socialiste.

“Do të jetë vetë presidenti, i cili do të veprojë sipas kushtetutës. Kërkesa e aleatëve është e drejtë. Sot nuk mund të diskutohet për zgjedhjet lokale pa zgjidhur atë se çfarë është bërë në 2017. Kushti është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Nëse ai do të shkojë në zgjedhjet monopartiake do të ishte një vetëvrasje politike. Besoj se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u ulur e biseduar. Nuk do të shkohet në zgjedhje. Të jeni të bindur. Edhe vetë kryeministri do të dorëzohet, patjetër që vendi do të shkojë në krijimin e një qeverie tranzitore. Nëse jo, do të jetë një vetëvrasje për Ramën dhe PS-në. Sot qytetarët e kanë kuptuar që pas 2017, e shohin se asgjë nuk iu rikthehet atyre dhe familjeve të tyre.”-shtoi ajo.

E pyetur se si do të jetë protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar dhe çfarë mekanizmash do të përdorë ajo me 11 maj, ish-ministrja e Integrimit u shpreh: Protetsat i shoh si një instrument për të ngritur zërin përballë padrejtësive. Djegia e mandateve solli bashkimin e qytetarëve, që ndoshta deri dje nuk e kishin besimin e plotë tek ne. Protesta e 11 majit do të jetë kombëtare dhe organizimi do të vendoset nga koalicioni. Unë besoj fort se do të jetë një nga ato protestat që do të tregojë se njerëzit do t’i bashkohen opozitës reale në vend. I gjithë sistemi i drejtësisë është në kolaps. Kuvendi po rreshkët drejt një autokracie të plotë. Kriza politike ishte e fundit. Kjo kërkon një tryezë”-tha Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...