FMN rrëzon Korporatën e Investimeve: Qeveria të rishikojë vendimin

Tuesday, 07 May 2019 14:17

Kritika të vjetra, që qeveritë duket se i kanë të përbashkëta në mandatin e dytë, si dhe alarme të reja për idetë novatore, që fshehin interesa jashtëbuxhetore.Në fund të vizitës në Tiranë, Fondi Monetar publikoi dje deklaratën përmbyllëse për gjendjen e financave shqiptare dhe të ardhmen e tyre.

denaj

 

Në një konferencë, Jan Kees Martijn, i shoqëruar nga Guvernatori Sejko dhe ministrja e Financave Denaj, tregoi se çfarë pa dhe çfarë parashikon FMN-ja për Shqipërinë. Deklarata e FMN-së ngre sërish disa pikëpyetje për qeverinë. E para është kritika e vjetër e krijimit të detyrimeve të prapambetura.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH-je, duke mos i lidhur rimbursimet me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore. E rëndësishme është edhe marrja e masave të shpejta për të fuqizuar sistemin e kontrollit mbi angazhimet për projektet e investimeve, për t’u dhënë fund detyrimeve të prapambetura të qeverisë, në veçanti në fondin e rrugëve”. Si shkak i këtyre detyrimeve, sipas FMN-së, edhe borxhi publik ishte shumë më i lartë sesa deklarata e qeverisë. “Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë, në rreth 69.9 për qind të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) në fund të 2018-s dhe parashikohet të zbresë në 66.3 për qind në fund të këtij viti. Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit, politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditje negative. Gjithashtu, risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ato që lidhen me partneritetet publike-private (PPP)”. FMN-ja ka gjithmonë zgjidhje për rritjen e borxhit. Duket se këtë radhë ulja e shpenzimeve është e pamundur dhe zgjidhja është sërish te rritja e të ardhurave.

“Një korrigjim fiskal me efekte në gjysmën e parë të periudhës, do të ndihmonte në ngritjen e amortizuesve fiskalë. Ky korrigjim do të duhej të arrihej nëpërmjet rritjes së të ardhurave fiskale, sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor nuk lejojnë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve”.

APELI PËR KORPORATËN

Që prej vitit 2013 kur erdhi si shpëtimtare për ekonominë e deri dje, qeveria ka bërë disa manovra për të rritur mundësinë e saj për shpenzime jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve dhe FMN-ja i është gjendur përballë çdoherë për të tentuar ta frenojë. Kështu, lufta e madhe për koncesionet dhe PPP-të që sollën tërheqjen e vjetshme të qeverisë nga “dhuratat” e rrugëve, kësaj radhe i është shtuar Korporata e Investimeve Shqiptare.

“I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike. Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-in në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-it në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit ‘Për prokurimin publik'”.

Pra, FMN-ja e thotë pa shumë diplomaci. Korporata do të shërbejë që qeveria “të udhëzonte vendime individuale për investime”, pra të përzgjedhë kë biznesmen do të bëjë me para dhe kë jo. Ndërhyrje në një treg të lirë. Sipas projektit të qeverisë, Korporata do marrë tokat shtetërore dhe do t’i zhvillojë bashkë me biznesin. Të gjitha të përjashtuara nga ligji i prokurimit, pra pa tender.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...