Brukseli zhvlerëson ekonominë shqiptare!

E mërkurë, 08 May 2019 12:26

Ngadalësimi i tregut të punës, por edhe impakti i ngadalësimit të ekonomive europiane, parterëve tanë, ka bërë që Komisioni Europian të shkurtojë projeksionet për ekonominë shqiptare, këtë vit dhe atë të ardhshëm.

Përfundimet bien në sy në raportin më të fundit për ekonominë europiane të periudhës së pranverës, ku përfshihen edhe vendet kandidate, raporton Scan.

‘Rritja ekonomike projektohet të jetë e fortë përgjatë 2019-ës, në 3.8%, nxitur nga konsumi privat si dhe forcimi i investimeve, si dhe të dobësohet disi  në 3.7% në 2020, si pasojë e ngadalësimit të punësimit dhe rritjes më të dobët të partnerëve kryesorë ekonomik europian, gjë që peshon te remitancat dhe te eksporti i lëndëve të para’, thotë Komisioni Europian në kapitullin dedikuar Shqipërisë.  Kështu, institucioni është i pari institucion madhor që i`a ‘vesh’ punësimit barrën e ngadalësimit të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme.

Sipas krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian, ngadalësimi i punësimit, në më pak se 2% do të çojë edhe në një ngadalësim të ritmit të rritjes së shpenzimeve familjare, duke dëmtuar për rrjedhojë edhe rritjen ekonomike. Kjo e fundit, për vitin aktual projektohet në 3.8%, ndërkohë që në raportin e kaluar, atë të vjeshtës, projektohej në 3.9%. Për vitin e ardhshëm projeksionet aktuale flasin për një normë në 3.7%, ndërkohë që ato të vjeshtës sinjalizonin 3.9%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...