Dhuna ndaj Sekretarit të PD, Basha: Populli i bashkuar do përgjigjet, politikanët e korruptuar, në qeli

Diel, 12 May 2019 12:40

Lideri demokrat, Lulzim Basha, i bashkuar me qytetarët tek drejtoria e Policisë së Tiranës u ndal edhe tek dhunimi i sekretarit organizativ Sahit Dollapit, teksa pohoi se nesër populli do t’i përgjigjet pushtetit të dhunës në mënyrë proporcionale.

Gjithashtu Basha theksoi se shqiptarët e bashkuar dhe të vendosur do të fitojnë përballë këtij sistemi, që i vjedhë dhe varfëron shqiptarët çdo ditë.“E gjitha Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash. Aty kanë instaluar juntë e krimit në vend. Skenari i dhunës, që vuri në lëvizje me kriminelë në protestën paqësore. I vetmi njeri i interesuar për dhunë është Maduro i Ballkanit, i cili do të marrë nesër përgjigje përfundimtare.

Dhuna ndaj Sahit Dollapit vetëm për të dërguar mesazh junte dhe mesazh krimi për të trembur do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar për ta çuar protestën deri në fund. Populli shqiptar nuk frikësohet dhe beteja jonë do të vijojë më e fuqishme, çdo ditë, çdo natë, në çdo rrugë dhe në çdo shesh.

Në qeli nuk duhet të jënë qyetarët, por politikanët e korruptuar dhe kjo do të vijë në ditën që do të ndahet drejtësia nga krimi. Kjo është beteja jonë, kurrë jo për pushtet dhe për karrige, por ato i cakton vetëm populli. Lufta që junta i ka shpallur popullit dhe beteja jonë do të vijojë me vendosmëri dhe bashkim e pjesëmarrje deri në fitore”-shtoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...