Basha përgjigjet prerë: Jo pazar me Ramën, nuk na ndal dot

Hënë, 13 May 2019 21:40

Në përfundim të protestës kryetari i opozitës Lulzim Basha mbajti një fjalim tek selia e PD-së. Ai tha se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe se protestat do të vijojnë. Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës.

“Evropa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri. Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri. Me bindjen se Shqipëria nuk dot ë kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për të gjithë ju, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti iu shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë.

Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa.

Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa

Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar. Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre”

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 22:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...