Me dhjetëra mijëra shqiptarë në shesh, nuk mund të quhet protestë politike, por revoltë e qytetarëve

Hënë, 13 May 2019 22:18

Protesta e kësaj të hëne, e mbajtur vetëm dy ditë pas asaj të së shtunës tregoi se kemi të bëjmë me një revoltë qytetare. Në rreth 24 orë në Tiranë u ri mblodhën me dhjetëra mijëra shqiptarë të revoltuar pa përkatësi politike. Kjo për faktin se nuk mundet që një partie të vetme ti përgjigjen në kohë rekord dhe në numër rekord kaq shumë militantë, duke kujtuar edhe situatën shqiptare që shantazhet e shumta shkojnë ndaj familjarëve të atyre që i bashkohen opozitës. 

Sot për rreth 3 orë, me dhjetëra mijëra protestues marshuan në 5 institucione kryesore që kanë favorizuar krimin dhe me fuqinë e parasë së tij të gllabërojë prona publike dhe taksat e qytetarëve.
Protestës i parapriu reagimi i ambasadave kryesore ën vend që kërkuan shmangien e dhunës, një reagim i papritur, por i nxitur nga një deklaratë për mediat e inskenuar nga propaganda e qeverisë për bomba molotov që do të hidheshin mbi institucione dhe efektivë të policisë.
Policia u pa qartë se kërkoi të viktimizohej sa herë që ndaj institucioneve u hodh ndonjë shashkë apo flakadan duke deklaruar me njoftime për shtyp se po përdorej dhunë. Por, policia nuk doli blof. Madje në media u shpërnda një lajm se te Drejtoria e Policisë së Tiranës u thyen edhe xhama, aspak e vërtetë pasi dëmtimi i xhamave në këtë drejtori është bërë në protestën e të shtunës.
Por, pavarësisht gjithë inskenimit të propagandës, marshim-protesta i kaloi pritshmëritë. Asnjë dhunë e tepruar nuk u përdor. Dhunë kishte dhe vetëm nga ana e zyrave të shtypit të qeverisë, ministrive dhe Policisë së Shtetit. / Redaksionale

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 22:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...