Rama me bythë në tepsi

Tuesday, 14 May 2019 10:50

Nga Nard Ndoka

I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi. I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot. Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij.

Çfarë po kërkon Opozita e bashkuar dhe qytetarët sot? Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste. Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve.

Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit.

Ndërsa ti ke humbur vetëdijën si kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty han, aty pin, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh, aty po gjen “paqe” dhe mburoje...

Reflekto Edi Rama! I ke bllokuar rrugën europiane popullit tënd, i ke humbur shpresat popullit tënd, i ke zhytur në varfëri e mjerim qytetarët e këtij vendi.

Kur do ikësh ore burrë?

Se kupton se do të tërheqin zvarrë megjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë! Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty.

Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh? Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma.

Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala.

Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, leri pak vend vetes, mendo edhe për nesër.

Një vendim pozitiv sot, jep shpresë për nesër, për ty dhe për vendin. Mendohu more shoku, ke edhe pak ditë kohë.

Ah, se harrova të them; harroje 30 qershorin. E shikon Bashën?!  Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë...

Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua!

Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?! Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur..

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një...

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Aktualitet

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Studiuesi i njohur Tonin Çobani është bashkuar me intelektualët e tjerë që nuk do të votojnë me 30 qershor në zgjedhjet moniste. Ai ka postuar në facebook këtë shënim: “Edhe unë...

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Show-biz

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, teksa ka publikuar dy foto ku shfaqet mjaft provokuese. Në fotot e postuara në “Instagram”, ish-velina e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!