Basha në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamenti Britanik

Tuesday, 14 May 2019 12:06

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë të rëndësishme në Londër. Burime kanë bërë të ditur se gjatë të premtes kreu i opozitës shqiptare do të zhvillojë një sërë takimesh në Britaninë e Madhe.

Basha do të jetë në Londër si i ftuar nga Partia Konservatore Britanike dhe Parlamenti Britanik. Pas vizitës zyrtare lideri i opozitës Basha pritet te ketë dhe një takim me komunitetin shqiptare ne Britani te Madhe.

Kjo vizitë e Bashës në një nga kancelaritë me te mëdha europiane, perëndimore dhe botërore vjen në një kohe kur opozita ka braktisur Parlamentin duke kërkuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Lajmin e ka bërë publik kreu i degës së PD-së në Britaninë e Madhe, Naim Hasani përmes një statusi të tij në Facebook. Ai fton bashkatdhetarët të jenë të pranishëm në takimin me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Statusi i Naim Hasanit në Facebook:

Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjese ne takimin qe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha do të mbaje me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare qe do të zhvilloje me ftese të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Ne këto momente te rëndësishme për demokracinë dhe kombin shqiptar, z. Basha është i lumtur te ndaje me neve vizionin e tij për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe atyre në diasporë, do te jete aktiv, i vlerësueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takimi do te mbahet ne adresën, datën dhe orën e mëposhtme;-

Tuke Hall

Regent’s University London,

Inner Circle,

Regent’s Park,

London NW1 4NS

E Premte, date 17 Maj 2019

Ora: 19:00

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...