Vasili: Pse ndërkombëtarët e Tiranës kanë frikë për të kërkuar hetimin e dosjes 339?!

Tuesday, 14 May 2019 12:59

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, u është përgjigjur sot kritikave që vijnë ndaj opozitës nga një pjesë e ndërkombëtarëve. Duke vënë theksin te fakti që protestat e opozitës kanë bazë zgjedhjet e lira, Vasili sjell një shembull të anulimit të zgjedhjeve, pak ditë më parë në Karolinën e Veriut, në SHBA.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Nderkombetaret “pa memorje” dhe Standardi Amerikan i zgjedhjeve të Kartolinës së Veriut, përballë atij rilindas të dosjes 339.

Ndërkombetaret e strehuar ne Tirane kane nje druajtje dhe frike te madhe te kerkojne qarte e prere hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe cuarjen e fajtoreve perpara drejtesise.

Pse kjo frike e nderkombetareve per hetimin e dosjes 339 dhe 184?

Pse ky pajtim me grabitjen kriminale te zgjedhjeve nga Edi Rama, kur ne vendet e tyre mbreterojnë standartë te larta ne zgjedhje dhe te papajtueshme me manipulimin e vjedhjen?

Pse kjo heshtje fajtore e nderkombetareve nderkohe, që media botërore si VOA, ZDF, RAI e plot te tjera bubullojne per grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantet?

Pse ne Amerike ne Karolinen e Veriut vetëm pak jave me pare anullohen zgjedhjet per manipulime ndërsa ne Shqiperi i grabit krimi i bere njesh me qeverine dhe nderkombetaret heshtin?

Nderkombetaret nuk mund te kene nje standart per veten dhe te predikojne nje skarcitet politik zgjedhor si standart,qe mjaftoka per shqiptaret sikur ata te jene qytetare te dores se dyte. Meqenese nderkombetaret e strehuar kane nje “coroditje” te kujteses po ju rikujtoj cfare ndodhi ne Karolinen e Veriut ne zgjedhjet per Kongresin Amerikan:

Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit ne Karolinen e Veriut.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan McCready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes. Shqiptaret janë qytetare te dores se pare e te shkelqyer.Ata do te refuzojne rrepte cdo imponim te pajtimit me zgjedhje te kriminalizuara ngado qe te vije.

Shqiptaret do të votojnë me standardin e Karolines se Veriut dhe jo me standardin kriminal te rilindjes se Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...