Pse gjermanët e dhanë tani datën e përgjimit për Ramën...

E mërkurë, 15 May 2019 19:49

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.” Kështu shkruante dje gazeta më e lexuar evropiane “Bild”, media gjermane e cila bëri një analizë për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe pse kemi ardhur në këtë situatë.
Kjo është hera e parë kur një shtet serioz që si duket ka marrë edhe frenat e Bashkimit Evropian në dorë, flet me kaq detaje për blerjen e votave në Shqipëri dhe se si vetë Rama është kujdesur për të përmbyllur bashkëpunimin me grupe kriminale.
Gazeta “Bild” shkruan se një regjistrim i prokurorisë do të duhet ta provojë këtë. Jo më kot media serioze më e lexuara në Evropë përfshin në publikimin e e saj edhe Prokurorinë. Jo pa qëllim. Dosjet me përgjime “184” e Dibrës dhe “339” e Durrësit po mbahen në sirtarët e zyrës së Arta Markut, veglës së kryeministrit Edi Rama në krye të organit të akuzës. Edhe pse dosjet janë bërë publike prej gati 1 vit, Arta Marku dhe Donika Prela nuk kanë thirrur as një nga eksponentët socialistë të kapur në përgjime. Këto dy dosje po mbahen peng nga Arta Marku, por publikimi fillimisht nga “Zëri i Amerikës” dhe tani nga gazeta më e lexuar në Evropë “Bild” si dhe përmendja e tyre nga disa zyrtarë të BE-së po tregon se s’ka shpëtim për Ramën./ Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 16 May 2019 09:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama, përmes krimit, kontrollon çdo institucion në Durrës

Politikë

Basha: Rama, përmes krimit, kontrollon çdo institucion në Durrës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama përmes krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Për...

Horoskopi i datës 20 korrik 2019

Horoskopi

Horoskopi i datës 20 korrik 2019

Dashi Në vend që të fiksoheni pas gjërave pa asnjë rëndësi, mundohuni të zgjidhni çështjet e mëdha të lëna pezull. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë komplekse dhe...

Parashikimi i motit, 19 korrik 2019

Moti

Parashikimi i motit, 19 korrik 2019

Sipas MeteoAlb, vendi mbetet nën kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellime dhe vranësira kalimtare do të vijojnë të mbeten dominonte. Por pas mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!