Një nate në qeli prej Borchartd/ flet Ana Azizaj: Qeveria t’i trembet popullit

E Enjte, 16 May 2019 08:55

Aktivistja e LSI-së, Ana Azizaj e cila u mbajt për një natë në polici pas parullës që u shkruaj poshtë pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt, ka deklaruar së fundmi se shprehja në mur nuk është shkruar nga ajo.

Ajo ka theksuar në reagimin e saj se çdo qeveri duhet t’i trembet popullit të tij.  “Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit te saj. Ndaj unë zgjedh të mos hesht, unë zgjedh të protestoj. Shqipëria është e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp të keni për situatën qe jemi.”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë

Turp te kesh

Kjo fjali kaq e shkurter beri te ndahej Shqiperia ne dy opione kunder nderkombtareve dhe pro nderkombtareve, kunder qeverise dhe pro qeverise. Pavarsisht qe parrulla nuk eshte shkruar nga mua une e them me plot gojen Turp te kesh.

Ne Shqiperi mendoje nuk eshte monenti te ndahemi ne gjysme, jemi ne situaten ku askush nuk do te jetoje me ne Shqiperi, jemi ne gjendjen ku askush nuk do te shkollohet ne Shqiperi, jemi ne situate ku askush nuk beson me ne sistemin tone te drejtesise, jemi ne situaten ku askush seshte me i sigurte ne Shqiperi, jemi ne situaten ku askush se di cprodhime ushqimore konsumon me ne Shqiperi, jemi ne situaten ku vazhdojne te duan te na coptojne kufinjte, jemi ne situaten ku rinia nuk punesohet ne Shqiperi, jemi ne situaten ku profesioni i mjekut eshte rrenuar ne Shqiperi, jemi ne situaten ku artin mundohen ta zhdukin ne Shqiperi, jemi ne situaten ku duhet te jemi NJE.

Nuk ka rendesi qeveria, nuk ka rendesi flamuri partiak nuk ka rendesi mendimi i atyre qe komentojne anglisht per situaten ne Shqiperi, e verteta eshte Shqiperia nuk eshte mire. Nuk ka rendesi reforma qe nderrmerret kur vazhdon i sherben Rilindjes, nuk ka rendesi vetingu kur i sherben Rilindjes, nuk kane me rendesi fotot dhe vidiot 3D per te menduar qe Shqiperia eshte mire, nuk kane me rendesi batutat e Kryeministrit, rendesia ne kete moment eshte Shqiperia.

Cdo qeveri duhet ti trembet popullit te saj. Ndaj une zgjedh te mos hesht une zgjedh te protestoj.

Shqiperia eshte e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp te keni per situaten qe jemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...