Letra e dytë nga frika e së shtunës

E Enjte, 23 May 2019 13:59

Sot Edi Rama iu drejtua liderit të opozitës, Lulëzim Basha, me një letër të dytë brenda 24 orëve. Gjatë gjithë  karrierës së tij politike Rama nuk ka bërë gjë tjetër përveçse intrigantit, arrogantit, shkatërruesin e çdo posti e detyre që ka marrë, dhe në 6 vite tregoi që ndoshta si rrobaqepës mund të jetë mirë te sektori i tegelave, por vendi shkoi në humnerë. Përpos atyre që tha, ai ka dëshmuar dy cilësi të tjera: thikë pas shpine dhe tradhëti ndaj çdo miku e njeriu që e ka pasur pranë ose ndihmuar, dhe luajtja e rolit të viktimës sa herë që ka qenë ngushtë.  Për të mos u zjgatur më tej në kohë, se shqiptarët i dinë këto, mjafton fjalimi i tij pasi opozita dogji mandatet, dhe kjo letra e dytë. Rama ka ende iluzionin që mund të funksionojë fytyra e ujkut me lëkurë qengji.

Në kontekstin kohor, kur Basha bëri marrëveshjen me Edi Ramën, pavarësisht mendimeve kundra, ishin plotësisht të drejta, ajo marrëveshje duhej, se u tregoi shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar, por edhe miqve të Ramës, jashtë vendit, se ky njeri është vetëm për marrëveshje në vend, aq më tepër kur bëhet fjalë për të mbrojtur të gjithë karrierën politike që e nisi me krim të organizuar (që nga Bashkia) dhe ashtu po e përfundon.

Letra e dytë, përpos të gjitha këtyre që thamë më sipër, ka edhe veçantinë e uraganit të 25 majit. Kryetari i sektit të Rilindjes, të gjithë Taot dhe të gjithë servilët, mediokrit dhe bashkëpunëtorët e krimit, e dinë shumë mirë  se tashmë nuk bëhet fjalë, thjesht opozita. Kjo e fundit po udhëheq  një uragan të ofërt zemërimi ndaj bandës në pushtet. Prandaj le të shkruajë letra sa të dojë…

Të gijthë e njohin, nga sa për sy e faqe, ose “të kalojë lumin edhe këtë herë”... /55news.al

Modifikuar më E Enjte, 23 May 2019 17:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!