Ç’ punë ka një fondacion privat me Reformën në Drejtësi të një shteti

E Enjte, 23 May 2019 17:47

Refreni i reformës së drejtësi ka nisur herët. Është një refren i cili në letër kishte muzikalitet. I përshtatet tërësisht asaj thënie, që për fat të mirë është nga një shtet i faktorit ndërkombëtarë “Good on Paper” . I gjithë spektri politik në Shqipëri ra dakord se një Reformë në Drejtësi do ti duhej Shqipërisë pas 30 viteve tranzicion dhe cilado forcë politike të kishte marrë pushtetin ishte e detyruar, për shkak të rrethanave të procesit të integrimit të hynte në këtë iniciativë. Pra kurrsesi nuk i njihet meritë rilindjes. Kësaj të fundit i njihet merita e shkatërrimit të Reformës në Drejtësi dhe kthimit të saj në një skuadër pushkatimi për kundërshtarët.

Por që në gjenezë të kësaj iniciative diçka nuk shkonte. Aty nisi ndasia reale midis pozitës dhe opozitës, kur kjo e fundit me të drejtë kërkonte që lidershipin dhe mbikëqyrjen e këtij procesi ta kishte Komisioni i Venecias. Por, një truk  i përgatitur nga Rama kishte shtruar asfaltin për një fondacion privat i cili do të mbështeste Rilindjen në iniciativat e saj në këtë reformë.

 Opozita kërkonte Komisionin e Venecias si një organizëm të mirënjohur që nga 1990-ta për të gjitha kontributet që ka në përhapjen e trashëgimisë evropiane, kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të Kontinentit. Ky organizëm mbi të gjitha është i njohur në rolin e  tij në çështjet kushtetuese, por fijet ishin lidhur më parë. Duhet të ishte një fondacion privat i Xhorxh Sorosit, i njohur në Shqipëri për mbështetjen që i ka dhënë të majtës për super investimin në rilindje dhe pa asnjë bazë kushtetuese apo ligjore për 24 orë rilindja merr vendimin pa e pyetur fare opozitën dhe mënjanohet Komisioni i Venecias dhe futet në lojë një fondacion privat.

Ç’ punë ka një fondacion privat me Reformën në Drejtësi të një shteti? Sigurisht këtu do të ishte burimi i të gjitha keqpërdorimeve të mëvonshme që ju bënë reformës duke e kthyer atë në një kamxhik të rilindjes për ti rënë kundërshtarit, në një proces vettingu të rëndë për ata që nuk i duheshin banditëve të rilindjes, por që vettingun mund ta kalonin edhe njerëz që nuk justifikonin mbi 100 mijë euro.

Fondacioni privat i hyri në punë vetëm Edi Ramës dhe sektit të tij dhe me fijet jashtë mbulonte çdo hap që ky njeri hidhte drejt rrënimit të atij konsensusi që u arrit në korrik të 2016-ës. Sot Rama e ka kthyer reformën në Drejtësi në një tetarë absurd që i shkon përshtat gjenialitetit të Samuel Beckett-it “Duke pritur Godonë”./ Redaksionale

Modifikuar më Premte, 24 May 2019 11:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!