Holanda kërkon vendosjen e vizave, pas "lobimit" te Ruçit, Ballës e Hajdarit

Premte, 31 May 2019 14:36

Vendimi i Holandës për të rikthyer regjimin e vizave më Shqipërinë është një lajm i keq për shqiptarët dhe dështimi më i madh i qeverisë dhe parlamentit shqiptar. Sot kërkesa e parlamentit të Holandës është në Komisionin Europian dhe Brukseli duhet të vendos nëse Shqipërisë duhet t’i rikthen vizat si në vitet ’90. Dëmi që i është shkaktuar vendi është i pallogaritshëm. Edhe në rastin më të mirë sikur kjo kërkesë të mos merret fare në konsideratë, pas këtij procesi është vështirë që në zyrat e BE ndonjë vend tjetër të flas për çeljen e statusit të vendit kandidat.

Qeveria shqiptare, ministria e Jashtme dhe Parlamenti kishin më shumë se 3 muaj kohë për të lobuar te politikanët holandezë të kjo procedurë të mos arrinte deri në këtë pikë. Por vizitat e politikanëve tanë në vendin që kishte rezerva për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit kanë prodhuar efektin e kundërt. Në vend që t’i bindnin të mos vijonin më tej me procedurat, sot ndodhemi para faktit të kryer që kërkesa është dërguar në Komisionin Europian.

Disa javë më parë në Holandë shkoi Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla, si dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari. Politikanët shqiptarë, pas takimit, garantuan se nuk do të kishte rikthim të vizave për shqiptarët. Në takimet me parlamentaret e këtij vendi, ata madje shkuan edhe më tej duke shprehur kritika për qëndrimin e parlamentit holandez. Sipas tyre, niveli i krimit dhe numri i kriminelëve shqiptarë në Holandë është më pak se çdo kombësi tjetër. “Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet”,- deklaro Ruçi gjatë vizitës në Holandë.

Por logjika e përdorur nga pala shqiptare si dhe garancitë e munguara se situata do të ndryshojë kanë sjellë dhe kthimin e kërkesës së Holandës në një lëvizje zyrtare në Komisionin Europian.

Modifikuar më Premte, 31 May 2019 19:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...