Merkel merr vendimin: Gjermania nuk i hap negociatat me Shqipërinë

Premte, 07 June 2019 09:01

Gjermania ka vendosur që të mos votojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, derisa kriza politike në vend të mos jetë zgjidhur.

Konfirmimi është bërë nga Angela Merkel, e cila e ka bërë të ditur këtë gjë për qeverinë e saj.

Ky qëndrim u përsërit një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, në një takim të Komitetit për Europën në Bundestag, shkruan FinanzNachrichten.

Por situata brenda koalicionit qeverisës CDU/CSU-SPD në lidhje me Shqipërinë është e përshkallëzuar.

Ministri i Jashtëm, Michael Roth, përfaqësues i SPD-së (Partia Socialiste, e cila humbi në zgjedhjet e fundit Europiane) kërkon që Gjermania të mbajë fjalën e dhënë vjet, ku premtoi se do të votonte hapjen e negociatave.

Sipas Roth, të dyja vendet, si Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e caktuara. Por CDU/CSU kundërshtojnë dëshirën e Komisionit Europian për të vendosur mbi hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në 18 qershor.

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 11:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...