Skandal/ Edi Rama ndryshon hartën territoriale, u jep më shumë territor bashkive të majta (Foto)

Premte, 07 June 2019 21:38

Qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të mbajtur në fshehtësi. Vendimi i përket datës 29 maj, një ditë para se Edi Rama të niste fushatën. Siç rezulton nga verifikimet në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki.

Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë territore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini. Por, më e diskriminuara, është Bashkia e Rrogozhinës. Specialistët llogarisin se kësaj bashkie, me vendim qeverie i janë hequr rreth 1200 hektarë, kryesisht në bregdet, dhe në zonën industriale. Nga ky akt, i firmosur nga Erjon Braçe, ka përfituar më së shumti Bashkia e Divjakës, aty ku zv-kryeministri është deputet. Pra, dukshëm kemi një konflikt interesi. Bëhet fjalë për rreth 4 kilometra bregdet, që Brace ia heq me një vendim qeverie Rrogozhinës, dhe ja kalon Divjakës së tij.

Për më tepër, që kjo çështje ka qanë objekt i një debati dhe beteje 4 vjeçare mes kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, dhe deputetit të Divjakës.

Siç duket në fotot më poshtë, kufiri i vjetër, i miratuar nga Kuvendi, ishte në grykëderdhjen e Shkumbinit, por qeveria e ka hequr pjesën si gadishull, ia ka dhënë Divjakës, duke i vendosur kufijtë e ri të Rrogozhinës në grykëderdhjen e vjetër të lumit.

Këto ndryshime, kanë disa probleme shumë serioze.

E para, qeveria vendos një hartë të re territoriale, çka është një atribut i Parlamentit, madje dhe me votë të cilësuar.

E dyta, në kushtet aktuale, këtë vendim, nuk ke se ku ta apelosh, në mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

E treta, dhe më seriozja, kjo do të shkaktojë kaos dhe dëme të mëdha tek qytetarët. Kjo sepse në AKPT, në Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, territori i lëvizur, rezulton fjala vjen i Bashkisë Rrogozhinë. Ndërsa, nëse dikush duhet të aplikojë për një leje zhvillimi, tashmë duhet t’i drejtohet Bashkisë së Divjakës. Ose një rast tjetër. Me ndryshimet që kanë bërë, një banor i Rrogozhinës, tashmë do të duhet të shkojë të interesohet për pronën e tij, në Divjakë. Një kaos, që do sjellë jo pak kosto për njerëzit.

E gjitha kjo ka kaluar pa transparencë dhe askush nuk është pyetur, konsultuar, apo vënë në dijeni. Kemi, një ndryshim harte, ndryshim territoresh mbi bazën e interesave politike, partiake dhe personale, pa marrë parasysh aspak banorët, qytetarët, autoritetet lokale, dhe interesin publik.

Mësohet se ka jo pak raste kur dikujt i ndërpritet prona në mënyrë arbitrare, për shkak se është menduar të favorizohet dikush tjetër.

Është e kuptueshme nëse do kishte një korigjim, një ndryshim të një territori të vogël për një interes publik, por është e papranueshme ti hiqen një bashkie me një të rënë të lapsit, 1200 hektarë përnjëherë.

Menaxherët lokalë, kryetarët e bashkive marrin përsipër të qeverisin, mbi bazën e mundësive, potencialeve dhe resurseve që një zonë ofron. Dhe këto smund të bien për interesa elektorale e personale, një ditë para fillimit të fushatës.

Kjo tregon thjesht pasigurinë që mund të ketë një qytetar dhe një sipërmarrës, dhe kjo vjen pikërisht nga qeveria që duhet të ofrojë siguri.

Po ashtu, ky është një akt i pastër arrogance, që pa marrë parasysh njerëzit, qytetarët, ti u ndryshon atyre territorin, sikur të jesh kolonialist province, dhe jo qeveri e zgjedhur që jep llogari.

Ky është një vendim që me siguri do të sjellë kosto dhe probleme dhe aktorët publikë dhe politika duhet të reagojnë./ Mapo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...