Protesta, Shehu: Qarku i Gjirokastrës i ndezi motorët drejt Tiranës!

Saturday, 08 June 2019 14:57

Ish-deputeti Tritan Shehu ka bërë të ditur se mijëra protestues nga qarku i Gjirokastrës i janë drejtuar Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare që nis në orën 19:00 në Tiranë.

Në një shënim në Fb, Shehu jep detaje nga ky rrugëtim i qytetarëve: “Për t’u përballur me narkoshtetin, një ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastrës, Dropullit, Libohovës, Tepelenës, Memaliajt, Këlcyrës e Përmetit ka filluar që dje lëvizjen e tij për t’u bërë pjesë e protestës. Janë më shumë se asnjëherë sot, mbi 2400, në rrugëtim apo tashmë në Tiranë.

Fermerë, intelektualë, studentë, punonjës, të papunë, gra e burra, të gjithë të revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim në ndryshimin, koshientë që do të jenë protagonistë të tij.

 

Dhe kanë të drejtë; vijnë jo vetëm të protestojnë, por që të imponojnë ndryshimet duke i thënë “mjaft”,
varfërisë, papunësisë, mungesës së kujdesit për bujqësinë e blegtorinë, pamundësisë për të studiuar e diplomuar, kushteve afrikane të shëndetësisë, arrogancës e represionit shtetëror, deformimit të demokracisë e votës, të pësuara mbi ata, por tashmë edhe të publikuara nga media ndërkombëtare.

Vijnë të revoltuar nga shkelja e interesave tona kombëtare, bllokimi i integrimit të vendit në BE, çuarja e tij drejt “Lindjes”; vijnë për të përmbysur “të keqen”, për të ndërtuar një të ardhme dinjitoze. Respekt për ata, respekt për të gjithë banorët e atij qarku me vlera të mëdha!”

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...