Ky që tha s’keni parë gjë akoma, s’po kupton gjë akoma

Saturday, 08 June 2019 20:51

Njeriu që erdhi në pushtet në 2013-ën nuk është se njihej pak. Njihej për natyrën, mënyrën e drejtimit, i kishte dhënë provat si kryetar bashkie si në bashkëpunim me krimin ashtu edhe në shkelje me këmbë të çdo gjëje të ndershme dhe ligjore.
Raporti i tij me postin, kishte një gjë në themel “urrejtjen ndaj popullit të tij dhe bashkëkombësit e tij”. Dhe Rama këtë e ka shprehur jo pak herë.
Që në momentin që erdhi, të shumtë ishin njerëzit që dinë ti lexojnë edhe skemat ndërkombëtare, që e dinin nga buronte frymëzimi i tij për të kërcënuar.
Shprehja e tij e famshme në Parlament “s’keni parë gjë akoma” i buronte thjesht nga lidhjet me fondacionin privat që e solli dhe që i kishte lënë në dorë reformën në drejtësi si skuadër pushkatimi ndaj kundërshtarëve. Por sot gaboi rëndë në reagimin e tij menjëherë pasi u njoftua që Presidenti i Republikës ka çdekretuar datën e zgjedhjeve. Deklaroi që zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Deklaroi dhe një fjali që shumë shumë mund të gënjejë mbështetësit e Taulant Ballës, që unë jam 3 hapa para opozitës, por asgjë nuk ka marrë vesh se ku është. Dy herë është kapur gafil si në djegien e mandateve, ashtu edhe në vendimin e sotëm të presidentit.
Ky që tha “S’keni parë gjë akoma”, nuk ka kuptuar gjë akoma./ Redaksionale

Modifikuar më Diel, 09 June 2019 10:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...