Kur të certifikon Bild-i, nuk ke nevojë për Tao Ballën

Tuesday, 11 June 2019 13:07

Akuzave të njëpasnjëshme të opozitës, në këto 6 vjet qeverisje, kryeministri Rama ka mundur t’i fshehë e justifikojë me propagandën dhe fjalorin e tij fyes se gjoja janë sajime dhe fjalë kazanësh, por kur këto akuza dhe këto zullume e kanë kaluar cakun, madje edhe kufirin shtetëror, Rama nuk ka pasur mundësi t’u mbyllë gojën, madje ka shtuar më shumë përpjekjet e veta për të marrë e përftuar edhe më shumë. Opozita e ka akuzuar si hajdut, qoftë të fondeve publike, qoftë të zgjedhjeve, votave e mandateve të deputetëve apo kryetarëve të Bashkisë. Alarmi dhe grushti dërrmues i ka ardhur Ramës nga Gjermania, partnerja jonë ndërkombëtare, e cila e ka monitoruar me gjakftohtësi gjithë qeverisjen e Edi Armës këto vite. Gazeta prestigjioze “Bild”, por edhe më herët eksponentë të lartë të politikës gjermane, i kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit, madje e kanë akuzuar deri diku, duke shkruar në një hap edhe me opozitën shqiptare, pra “Bild” me artikujt e saj e vuri me shpatulla pas murit Ramën, edhe pse ai kurrë nuk e pranoi, por në mënyrë të paskrupullt e sulmoi gazetën prestigjioze “Bild”, se “ajo gazetë me të tilla gjëra merret dhe është opozita që paguan artikujt”, që sipas tij po e bëjnë Shqipërinë cope-copë.

Më vonë po “Bild” solli përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ishin jo pak po gjashtë përgjime konkrete. Përgjimet janë pjesë e një hetimi të policisë shqiptare- të ashtuquajturës ‘Dosja 339/1’. Përgjimet tregojnë se si mafia kujdeset që një politikan i caktuar të bëhet kandidat i Partisë Socialiste.

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.  Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: “Po, shef, siç është diskutuar”.

Rama i mohon të gjitha. Duket si viktimë e një komploti. Vetëm se këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë.

Kryeministri harron një gjë se kur certifikimin ta bën “Bild”, nuk të mbron dot as Perëndia jo më Tao Balla që e ka vënë si punë tellalli, lart e poshtë n;p;r katunde e n;p;r televizione, për të shpërndarë të pavërteta e hedhur tym mbi faktet reale e të padiskutueshme. Lëvizjet e Ramës dhe gjithë të besuarave të tij janë tipike për një “shtet gangsterësh”, ashtu siç thotë vetë “Bild”, por ka ardhur koha që kryeministri të lërë mënjanë të gjitha sulmet ndaj opozitës, presidentit Meta, medias, faktorit ndërkombëtar dhe të largohet me turp, të japë dorëheqjen dhe ta lerë Shqipërinë në rrugën e saj normale. Le të takojë këtë të dojë Rama, në Tiranë apo në Bruksel, asgjë nuk i bën punë më, nuk do ketë qetësi për të pa ikur një orë e më parë. Gjermania zyrtare dhe mediatike e ka certifikuar si hajdut dhe është për të ardhur keq se Rilindja përfundon tek Tao Balla, si njeriu i besuar i Ramës, që bën avokatin, servilin dhe këshilltarin e mençur. Sado që të tentojë ky njeri të kapë institucionet, ashtu siç i ka kapur një pjesë të madhe të tyre këto 6 vjet,  ai kurrë nuk do të kapë e të mbajë peng të ardhmen e këtij vendi. Koha po punon mbrapsht për të dhe ora e gongut final po troket!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...