Mediat e huaja zbardhin takimin e Ramës, me ambasadorët: Ishte jashtë realitetit!

Tuesday, 11 June 2019 14:22

Paraditen e djeshme, menjëherë pas firmosje live nga presidenti Ilir Meta të anulimit të datës 30 qershor si ditë e zgjedhjeve lokale, kryeministri, Edi Rama, thirri në kryeministri trupin diplomatik të vendeve kryesore perëndimore të akredituara në Tiranë. As nga selitë diplomatike dhe as nga zyra e Ramës, nuk u dha asnjë njoftim për çfarë ishte folur në atë takim emergjent që zgjati plot 90 minuta. Ajo që u konstatua nga media ishte vetëm fakti që ambasadorët dolën më të zymtë, se sa u futën në këtë takim. Gjithsesi mediat e huaja duke ju referuar burimeve diplomatike janë përpjekur që të zbardhin sadopak elementë, nga ky takim që raportohet se ka qenë i tensionuar.

Portali grek” in.gr” duke i dedikuar një shkrim këtij takimi të jashtëzakonshëm të Edi Rama me ambasadorët kryesorë në Tiranë raporton, se kryeministri shqiptarë për më shumë se 1 orë e gjysmë u përpoq të bindte dhe t’u shpjegonte ambasadorëve, se përse ai këmbëngul për të mbajtur zgjedhjet në 30 Qershor, pavarësisht nga fakti se Presidenti i Republikës anuloi me dekret zhvillimin e tyre, ndërsa opozita ka deklaruar jo vetëm mospjesëmarrjen, por edhe pamundësimin e procesit. Edi Rama i vendosur në qëndrimin e tij, ka luajtur me “pikën më të dobët” të ambasadorëve, atë të stabilitetit të të vendit.

Portali grek shkruan, se kryeministri është përpjekur që ti sigurojë ata, se tensionet që mund të shkaktohen nga opozita do të jenë të menaxhueshme nga ana e policisë dhe se në asnjë rast nuk do të lejojë anulimin e zgjedhjeve, pasi sipas tij do krijonte një precedent të rrezikshëm për stabilitetin politik të vendit. Raportohet se Rama gjithashtu u ka kërkuar me këmbëngulje krerëve të selive diplomatike kryesore në Tiranë, që të shprehen publikisht për mos miratimin e kërkesave të opozitës

 Por pavarësisht kësaj, ashtu siç u pa edhe nga pamja e zymtë dhe e trullosur e ambasadorëve pas këtij takimi, ata janë ndarë nga kryeministri Rama edhe më të turbullt seç hynë,  për atë që e pret vendin në vazhdim.

"Nga ia takim ne u larguam me shumë pikëpyetje", deklaroi për Agjencinë ANA pas takimit një anëtar i misionit diplomatic citon “in.gr”. Sipas këtij diplomati, "kryeministri e trajton situatën vetëm me një qasje ligjore dhe jo në dimensionin politik, ashtu siç është në realitet".

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...