Presidenti Meta: Njoftojini amerikanët e europianët, në Shqipëri do ketë zgjedhje, jo votime

Tuesday, 11 June 2019 17:28

Në konferencën e sotme për shtyp, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se vendimi i tij për të çdekretuar datën e zgjedhjeve nuk është ndikuar nga opozita.

Sipas kreut të shtetit,vendimin për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve e mori pasi ato nuk mund të konsideroheshin më zgjedhje, por votime.

“A ka njeri këtu që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin zgjedhje të lira e demokratike? Ka një dallim thelbësor mes zgjedhjeve dhe votimeve. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo votime, kanë pasur votime për 45 vjet. Nëse ka ndonjë europian apo amerikan që kërkon të monitorojë votime, le të shkojë në Korenë e Veriut, të gjejë kur i kanë zgjedhjet ata, se në Shqipëri zgjedhje të tilla nuk mund të ndodhin më. Njoftojini të gjithë që këtu ka ardhur pluralizmi që në vitin 1991”, tha Meta.

 

Presidenti gjithashtu shprehu shqetësimin se rrugëtimi europian i vendit do të zgjatet për shkak të krizave politike.

“Zero janë mundësitë, pa e zgjidhur këtë krizë, jo vetëm për të çelur negociatat në qershor, as në shtator, por edhe për shumë vite të tëra, perspektiva e integrimit europian të Shqipërisë nuk do të duket në horizont”, shtoi ai.

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...