Merkel në krye të BE; Kandidate për të drejtuar Komisionin Europian

E mërkurë, 12 June 2019 16:14

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mohuar vazhdimisht synimin për të vazhduar të qëndrojë në politikë pas mbylljes së mandatit si shefe ekzekutivi, por gjithmonë e më shumë po përmendet së fundmi mundësia që ajo të marrë në dorë drejtimin e Komisionit Europian!

Gjasat që ky post t’i kalojë kandidatit kryesor, gjermanit Manfred Weber, i cili është njëherazi kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPE-së, ishin dhe ato që e vuri në kurs përplasjeje Merkelin me Emmanuel Macronin.

Presidenti francez këmbëngul ne formatimin e procesit në një kohë kur sipas proceduarve ekzistuese, kandidati kryesor i cili përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit.

Por mbështetjen që i mohon Weberit, Macron thotë se do t’ia jepte me kënaqësi Merkelit vetë! Në një intervistë për radio televizionin e zvicrës, RTS, shefi i Elizesë tha se nuk mund të flasë për kancelaren gjermane, megjithatë theksoi se do të mbështeste çdo përpjekje të saj për t’u bërë presidente e krahut ekzekutiv të bllokut europian!!!

Europës i nevojiten fytyra të reja, por edhe fuqi, citohet të ketë thënë ai. Mandati i kryetarit aktual të KE-së, Jean Cluade Juncker po i afrohet fundit dhe spekulimet se kush do të zërë vendin e tij, sa vjen e shtohen.

Macron ka dalë hapur kundër Weberit me argumentin se ai është i panjohur për votuesit nëpër Europë ndërsa insiston se kësaj të fundit i nevojiten personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri personale dhe aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat e pozicioneve qe mbajnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...