Gangsterët e rilindjes dhe kryeprokurori i ri

E mërkurë, 12 June 2019 17:50

Nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i Gent Ibrahimit, shërbëtorit të Ramës, dalin lajme të reja. Sipas tyre brenda muajit qershor do të përcaktohet emri i prokurorit të ri të përgjithshëm si dhe do të përzgjidhen anëtarët e Strukturës së posaçme antikorrupsion. Gjithashtu bëhet me dije se brenda datës 16 qershor  Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati listën e renditur të katër emrave që garojnë për Prokuror të  Përgjithshëm.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh Tao Balla na tha se brenda 30 qershorit Rilindja do të bëjë gati Gjykatën Kushtetuese. Pse ky turravrap i tillë i rilindësve?!

Çcfarë po ndodh me gangstërët e Rilindjes dhe dhunimin sistematik që ata i bëjnë reformës në drejtësi, që është kthyer në një luftë klasash të paprinciptë të shekullit 21. Pse e kanë nisur këtë luftë kaq të madhe?!

Kjo luftë nuk të vret por dëmoton integritetin, profesionalizmin dhe për fat të keq janë mbledhur disa ekspertë ndërkombëtarë në nivel peshkatarësh.

Ky është  një turravrap i rilindjes për të rrëmbyer gjithçka. Reforma në drejtësi  është katandisur që KLP e Ibrahimit do të zgjedhë SPAK-un e Ramës dhe kryeprokurorin po të Ramës.

Është e turpshme që në shekullin e 21 përdoren mekanizma të tillë të neveritshëm, me mbështetje të kanaleve të caktuara diplomatike për të sanksionuar pushtetin e një njeriu.

Në mes të Evropës po sanksionohet një diktaturë po aq e egër sa e mëparshmja por në ndryshim nga ajo klasikja diktatori vesh kollare me topa, atlete adidas dhe Kushtetutën e ka leckë për të pastruar kokainën nga hundët.

Modifikuar më E mërkurë, 12 June 2019 20:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...