Të gjithë duke sharë Presidentin/ A do dënohen deputetët e PS nga Ruçi?

E Enjte, 13 June 2019 13:28

Gjatë ditës së sotme është thirrur një seancë nga Partia sociaosite për të  debatuar vendimin e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve dhe situatën politike në vend.

Të gjithë folësit e Rilindjes kanë bërë gjyqin publik Presidentit edhe me një fjalor apo shprehje të cilat rregullorja e kuvendit nuk i lejon ti thonë apo ti shprehin ndaj Presidentit të Republikës.

Më poshtë po publikojmë një pjesë të rregullores për këtë çeshtje

RREGULLORJA E KUVENDIT

Neni 65

  1. Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë. Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e drejtuesit të seancës ose propozimit me shkrim të jo më pak se 7 deputetëve. Mbledhja e Byrosë së Kuvendit zhvillohet brenda 48 orëve dhe deputeti, ndaj të cilit kërkohet marrja e masës disiplinore, ka të drejtë të marrë pjesë në të për të paraqitur qëndrimin e tij. Masa displinore e ndalimit të pjesëmarrjes në seancë plenare dhe në komisione shoqërohet me sanksion financiar të mbajtjes së pagës së deputetit për aq ditë sa është marrë masa disiplinore. Në rast se deputeti përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare ose të komisioneve përpara mbarimit të kësaj mase ndërshkimore, afati i masës dyfishohet.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...