I dënuari përjetë që bën zap Vlorën rreh barbarisht, reagon Berisha: Narkoshteti i vrasësve!

Premte, 14 June 2019 14:43

Një person ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, i rrahur barbarisht nga një person që bën ligjin në qytetin bregdetar, edhe pse është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali. Policia nuk e ka raportuar ngjarjen, ndërkohë që qytetarët akuzojnë me emër dhe mbiemër, dhunuesin si dhe viktimën.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në shënimin e tij me titull “Narkoshteti i vrasësve”,  denoncon në Fb faktin se “vrasësi Tesilvano Basho, i dënuar përjetë për vrasjen e dy shtetasve italianë në vendin fqinj, bën ligjin në Vlorë nën mbrojtjen e Narkopolicisë”. Në vijim, Berisha publikon një denoncim të ri në adresë të Tesilvano Bashos, pasi edhe më parë ka publikuar dy denoncime të tjera.

Përshëndetje Doktor! Ju uroj shëndet. Jam një grua e lagjes këtu dhe kam parë llahtar para dy ditësh, sa u shokova

Tesilvano Basho bashkë me dy shokët e tij rrahin barbarisht me sende të forta, Sebastiano Zyberin, ku personi në fjalë ndodhet në reanimacion për momentin dhe sërish fshihet nga Policia e Selenicës dhe ajo e Vlorës.

Personi në fjalë, Tesilvano, është me precedentë të rëndë kriminalë.

Kemi frikë, i kemi fëmijët e vegjël në këtë vend të inkriminuar, ku persona me vrasje që kërkohen nga Policia, rrinë të qetë e jetojnë si njerëz normalë.

Anonim ju lutem, je i vetmi “zyrë policie”, ku mund të ankohesh e sigurt 100%

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...