Alibeaj: Akuzat ndaj Lulzim Bashës të motivuara politikisht

Saturday, 15 June 2019 19:04

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se akuzat ndaj Lulzim Bashës janë të motivuara politikisht.

Alibeaj theksoi se Prokuroria është marrë peng nga pushteti dhe ka filluar të godasë politikisht.

“Basha dhe 10 deputetë janë proceduar. Zoti Basha ka shkuar në Prokurori dhe ka dhënë shpjegime. Pyetja është se pse thirret tani. Merret sepse Prokuroria është marrë peng nga pushteti. Prokuroria është marrë nga pushteti, sepse pushteti do siguri.

Janë gjithë ata skandale që Prokuroria nuk heton te maxhoranca. Procesi ndaj Bashës është i montuar politikisht. Kryeministri i vendit tha edhe akuzën që ishte ndaj Bashës, që ishte pastrim parash, një analfabet ligjor e tha këtë. Kjo tregon se akuza është e porositur”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...