Gjosha: Rama s’e mbulon dështimin duke bërë fajtor Maqedoninë, vendet anëtare, opozitën e qytetarët!

Saturday, 15 June 2019 20:30

Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me debatin në distancë mes Presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Rama.

Ja çfarë shkruan ajo:

E kuptoj që Kryeministri ynë mund të jetë i shqetësuar për shumë arsye, por asgjë nuk justifikon debatin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut mbi integrimin!

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave është me të vërtetë e rëndë, sepse do të thotë që Shqipëria do të humbasë një mundësi historike për të vazhduar këtë perspektivë me ritmet e fqinjëve tanë, por kjo jo për faj të Maqedonisë së Veriut. Një shtetar i përgjegjshëm do të ishte ai që do të analizonte shkaqet që e çuan Shqipërinë në këtë pikë!

Integrim do të thotë reforma shtet ndërtuese dhe modernizuese, mentalitet i emancipuar në qeverisje duke respektuar ligjet dhe kushtetutën, luftë e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, do të thotë një ekonomi e fortë dhe konkurruese, do të thotë respekt ndaj të drejtave themelore të njeriut! Integrimi nuk arrihet as me lobim dhe as me propagandë.

Dështimi i Ramës nuk mbulohet duke bërë fajtor Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare dhe as opozitën dhe qytetarët.

Vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, por unë dua ende të besoj se ky vend ka njerëz me vlera, që mund ta ndërtojnë Shqipërinë europiane me meritë, ashtu siç Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...