"Asht koha më thy qafën z. Kryeministër..."

Diel, 16 June 2019 11:55

Poetja nga Shkodra, Arjola Zadrima, e zhgënjyer me qeverisjen aktuale i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama.

Ajo cek largimin e shqiptarëve drejt vendeve të botës dhe për këtë ajo bën përgjegjës të drejtpërdrejtë shefin e qeverisë.

Letra e Arjola Zadrima:

Drejtue kryeministrit.

Z.Rama kam njëmijë arsye më ju drejtu me një status sepse e gjithë vëmendja jote dhe krejt drejtimi i një shteti po rrjedh prej statuseve në facebook apo tëitter etj. Unë ndihem e huaj në vendin tem dhe për këtë jeni fajtor kambë e krye.

 Më vjen një çudi e pashpjegueshme kur një popull i tanë kërkon largimin tuej dhe ju zgerdhiheni. Çdo ditë zgjohem me mendimin me ikë sa ma parë, jam e atij brezi që fatkeqsisht kalova adolishencën në një kohë trazinash.

Rrita shtatin në 90 , 91, 97 edhe tash ju shoh më një përçmim prej grueje, poeteje shkodrane, nanë shkodrane , e ve që përplaset me jetën veç me ndershmëni. Sa shqiptarë duhet me ikë që të ndihesh “Zot” ?

Zoti Rama për mue i keni kalue kufijtë.e normales me kohë, sot ju po degradoni në çdo aspekt. Jeni jo vetëm një kryemafjoz por edhe burracak. Kjo për faktin se nuk të vret ndërgjegja, më të vra duhet me e pasë. Shqipninë nuk e keni ba ju, as krimineli që vulosi pushkatimin e qindra veriorëve yt atë, as ajo kastë bandidësh që keni rreth vedit, as ka për tu kthye ma në Spaç. Unë u linda këtu, u rrita e krijova familje , por çdo ditë mendoj si më i degdisë bijt e mi dyerve të botës. Kjo Shqipni nuk asht ma atdheu jem , asht veç një tokë arbnore që po braktiset , e bastiset dhe kjo gjamë mban vulën tande.

Zoti Rama drejt fundit po shkon vetë por si gjithë komunistët ti nuk njeh liri , duert i ke ndy me djersë e gjak shqiptarësh, ti nuk ishe lider asnjë ditë të jetës tande, veç një mashë apo thjesht kloun kryeministri kukull i mafies ma të dhunshme në të gjithë Europën asaj shqiptare.

Të gjithë shqiptarët duen me ikë, të gjithë veriun e urren me gjithë shpirt z..Rama vetëm pse nuk u kthye kurrë vegël e jueja.

Unë jam shkodrane , përmbi të gjitha një prej poeteshave të qytetit tem , dhe ju fajësoj me forcën e fjalës dhe dëshminë e kohës që po jetoj.

Veriu asht brinja elitare e Shqipnisë z.Rama dhe jo malokizmi apo fshatarizmi që fshihni në shpirt.

Asht ora , asht koha më thy qafën z. kryeministër , para se ta shisni krejt Shqipninë. Ah po tuj shku tërhek kambën rrëshqanë e mbas vedit merr çdo potikan të korruptuem.

Marrsh se na keni zanë frymën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...