Protestë në mbrojtje të Suela Mustës: Arrestimi ka prapavijë politike, këtu nuk hetohen kriminelët

Hënë, 17 June 2019 12:29

Gazetarët, drejtues shoqatash kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e Suela Mustës, anëtares së AMA-së. Sipas tyre arrestimi ka prapavijë politike dhe se në vendin tonë nuk hetohen kriminelët.

Ditën e sotme u ngritën në  protestë, gazetarë, drejtues shoqatash, për Suela Mustën, anëtaren e AMA- e cila u arrestua pak ditë më parë. Protesta u zhvillua para Prokurorisë së Përgjithshme dhe sipas kolegëve të saj,  arrestimi i Mustës ka një prapavijë politike.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Musta nuk është kriminele dhe se shteti mund ta hetonte atë në gjendje të lirë. “Nuk jam sot këtu për të thënë që Suela është e pafajshme apo e fajshme. Ne kemi parë që janë trajtuar kriminelë me masa më të lehta. Suela nuk është një ndër ta. Shteti mund ta hetonte edhe në gjendje të lirë”, tha Lala.

Ndërsa Aulon Kalaja u shpreh: “S’është protesta e parë që po bëhet për një gazetar. Ne duam të vendoset drejtësi” .

Dritan Laçi theksoi se gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. “Arrestimi saj tregon se mund të kemi me diçka që ka prapavijë politike. Gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. Suela është para drejtësisë dhe është ajo që do të japë versionin e saj, por jemi këtu për të dënuar dhunën ndaj gazetarëve. “, u shpreh ai. 

“Heto kriminelët në pushtet jo shërbëtorët që duan të bëjnë shtet”,  “Marku heto kriminelët në pushtet”,  këto ishin edhe disa nga pankartat sot në protestë të cilat u varën në murin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Më 14 qershor u arrestuan 13 persona nga një aksion i FNSH-së në Elbasan. Mes të arrestuarve është edhe  zyrtarja e AMA-s, Suela Musta, e akuzuar për korrupsion, pasi nga përgjimet rezultoi se i dha licensën e kabllorit Çapjave

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...