Deklarata e Krimeve të Rënda në formatin e kryetares, inferiore e qesharake

Hënë, 17 June 2019 18:35

Sot kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kishte udhëzuar stafin për të nxjerrë një njoftim, pas tërmetit që shkaktuan botimet e përgjimeve të BILD.
Kjo dhe shoqja e vetë e ngushtë, arta Marku, të cilat janë përgjegjëse për bllokimin nën arsyen qesharake të numrit të madh të CD, për dosjen 339 dhe 184, për shkak edhe të formatit të tyre si në nivelin intelektual ashtu edhe n nivelin profesional, deklaratat i kanë njësoj si puna që kanë kryer.
Shquhen për servilizëm, bindje të verbër, politizim të tejskajshëm dhe në fund janë tejet qesharake në deklarata dhe mesazhe që ato bëjnë.
Situata e rëndë politike në Shqipëri, përpos aspektit politik, është rënduar në fakt nga mosveprimi i Prokurorisë. Nuk po ka më njësi matëse për skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie, nuk ka shembull të dytë në botë që të kapesh me vjedhje votash nëpërmjet kokainës dhe prokuroria po fle gjumë mbi dosje dhe ka vetëm një detyrë , të plotësojë kërkesat politike të kryetarit të bandës së Rilindjes. Këto dy shoqet e ngushta që dinë të godasin vetëm opozitën nuk kanë personel për të lexuar CD e vjedhjes së votave dhe të skandalit të përdorimit të parave të drogës për ndryshimin me 20% të rezultatit të zgjedhjeve 2017.
BILD që ka personelin dhe vullnetin për të lexuar të vërtetën dhe për ta thënë atë e kreu punën që duhet të bënin këto dy shoqe. Por deklarata e sotme e Krimeve të Rënda ishte njësoj si formati i kryetares së kësaj Prokurorie, qesharake, inferiore , servilizëm ndaj pushtetit dhe shërbesë politike.
Donika Prela që e kuptojmë se ku punon, vetëm kur flet BILD na ishte shqetësuar shumë për imazhin dhe kishte dhe hallin se si kanë dalë përgjimet. Qesharake për çështjen e hallit, qesharake deri ën dhimbje kur dihet se ka vende partnere dhe shërbime inteligjente të vendeve partnere që e duan të mirën e këtij vendi. Sa për imazhin, nga Saimir Tahiri tek Habilajt, tek 10 mln eurot e Rinasit, tek përdorimi i grupeve kriminale të kokainës për blerjen e votës, shtojini dhe prokurorinë e Donika Preklës dhe Arta Markut, janë këto që e kanë nxirë këtë imazh përtej kufijve të fantazisë./ Redaksionale

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...